Secondary Adv

Legalizimet, shtohen 5 kategori perfituesish

Qeveria përfshin në procesin e legalizimeve pesë kategori të reja ndërtimesh pa leje.

 

Përfitojnë nga vendimi i miratuar edhe ndërtimet që janë kryer në trojet dhe objektet ish-ushtarake, ndërtimet për të cilat legalizimi pengohej pa shkak nga procedurat përmbarimore, ndërtimet që ndodhen në territore shtetërore, të administruara nga organet vendore apo qendrore, ndërtimet që kanë kufizime nga zyrat e Hipotekës për shkak të pronës ose truallit ku janë ngritur, dhe përfitojnë nga ky vendim edhe objektet e ngritura para vitit 1991, në rastet kur në truallin e tyre gjenden shtesa apo ndërtime të tjera pa leje. Ndërkohë do të përjashtohen nga procesi i legalizimit vetëm ndërtimet që preken nga projekte madhore kombëtare.


Vendimi
Në mbledhjen e djeshme të Këshillit të Ministrave u miratua Vendimi “Për disa ndryshime dhe shtesa në VKM nr. 280, dt. 01.04.2015”, që parashikon një sërë lehtësish dhe përfitimesh në favor të aplikuesve për legalizim. Ky vendim përmirëson procedurat e kualifikimit të ndërtimeve pa leje dhe trajton drejtpërdrejt të drejtat dhe interesat e qytetarëve, duke ndarë kategoritë e ndërtimeve që mund të legalizohen, nga ato që nuk mund të legalizohen.


Nuk legalizohen
Në një njoftim për mediat, ALUIZNI bën të ditur se qëllimi kryesor i vendimit është pakësimi i kritereve që shkaktojnë përjashtimin e ndërtimeve nga legalizimi. Vendimi parashikon përjashtimin nga legalizimi vetëm në ato raste kur cenohet një interes publik shumë i lartë, siç janë veprat që i shërbejnë komunitetit dhe ato të rëndësisë kombëtare, situata në të cilat legalizimi do të binte ndesh me interesin publik më të lartë.


Përfituesit
Përfitojnë nga vendimi i miratuar edhe ndërtimet që janë kryer në trojet dhe objektet ish-ushtarake, ndërtimet për të cilat legalizimi pengohej pa shkak nga procedurat përmbarimore. Sipas VKM-së, ndërtimet që ndodhen në territore shtetërore, të administruara nga organet vendore apo qendrore, ndërtimet që kanë kufizime nga zyrat e Hipotekës për shkak të pronës ose truallit ku janë ngritur, dhe përfitojnë nga ky vendim edhe objektet e ngritura para vitit 1991, në rastet kur në truallin e tyre gjenden shtesa apo ndërtime të tjera pa leje. Ndërkohë do të përjashtohen nga procesi i legalizimit vetëm ndërtimet që preken nga projekte madhore kombëtare. Vendimi i Këshillit të Ministrave parashikon lehtësimin e procedurave të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve, në funksion të legalizimit. Përmendim këtu, bashkëpunimin me Këshillin Kombëtar të Arkeologjisë apo Institutin e Monumenteve të Kulturës, për rastet kur ndërtimet gjenden pranë monumenteve të kulturës, ose pranë zonave arkeologjike. “Po aq i rëndësishëm është edhe bashkërendimi me Ministrinë e Mbrojtjes, organet e njësive të qeverisjes vendore (bashkitë), dhe institucione të tjera, kur është e nevojshme pjesëmarrja e tyre, gjatë procedurave legalizuese.


Më të lexuarat