Secondary Adv

Remitancat shënojnë një tjetër rekord historik, rreth 251 mln euro në tremujorin e parë

Vetëm në tre muajit e parë shqiptarët që jetojnë jashtë vendit kanë sjellë 251 milionë euro për të afërmit e tyre.

Remitancat nga emigrantët shqiptarë kanë shënuar një tjetër rekord historik në tremujorin e parë të vitit 2025, duke arritur në 250.68 milionë euro, sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë. Kjo është shifra më e lartë ndonjëherë për një tremujor të parë që prej vitit 2008, duke tejkaluar edhe nivelin rekord të një viti më parë.

 

Në një vështrim krahasues, tremujori i parë i vitit 2025 ka shënuar një rritje me 3.6%, kahasuar me të njetën periudhë të një viti më parë. Por, ajo që vihet re nga të dhënat është fakti rritja është ngadalësuar, nga 13.2% që rriteshin në tremujorin e parë të vitit 2024 dhe 16% në vitin 2023

 

Viti 2024 ishte gjithashtu i jashtëzakonshëm në këtë drejtim, ku dërgesat totale të emigrantëve arritën afro 1 miliard euro, niveli më i lartë që nga nisja e matjeve moderne, dhe më shumë se çdo vit tjetër, përfshirë edhe 2008-ën, vitin që deri vonë mbahej si referencë e flukseve më të mëdha të remitancave.

 

Por, përtej vlerës nominale, kjo rritje e remitancave vjen në një kontekst të veçantë, zhvlerësimi i euros. Me kursin që ka prekur nivele të ulëta historike ndaj lekut, vlera reale e remitancave në monedhën vendase është relativisht më e ulët për përfituesit në Shqipëri. Pra, edhe pse më shumë euro po hyjnë në ekonomi, fuqia blerëse e tyre është ndikuar ndjeshëm nga zhvlerësimi.

 

Ky zhvillim krijon një paradoks, më shumë remitanca në euro, por më pak ndikim real për familjet shqiptare, veçanërisht ato që mbështeten te këto dërgesa për konsum të përditshëm. /Shqiptarja


Më të lexuarat