Gonxhja: Po planifikohet raund i ri aplikimesh për kredi të buta në Tiranë
Blendi Gonxhja njoftoi se Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit (MEKI), po planifikon fonde të reja për një raund të ri aplikimi për kreditë e buta në Tiranë.
Pas miratimit të 1200 kredive të reja të buta për strehim në Tiranë, ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja njoftoi se Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit (MEKI), po planifikon fonde të reja për një raund të ri aplikimi për kreditë e buta në Tiranë.
Ky raund i ri do të ofrojë mundësi për qytetarët që nuk u përfshinë në fazën e parë, kryesisht për shkak të mungesës së dokumentacionit të plotë.
Sa i takon kredive të miratuara në Këshillin Bashkiak të Tiranë, një ditë më parë, Gonxhja theksoi se familjet dhe qytetarët e shpallur fitues do të përfitojnë mbështetje financiare nga MEKI gjatë gjithë kohëzgjatjes së kredisë.
“MEKI po planifikon fonde të reja për një raund të ri aplikimi, që do t’u japë një mundësi tjetër edhe atyre që nuk u përfshinë këtë herë për shkak të dokumentacionit. Mbështetja vazhdon! Strehimi Social është një prioritet”, tha ai. /Ekofin