Secondary Adv

INSTAT: Paga mesatare zbret në 82 mijë lekë në tremujorin e parë

Paga mesatare në ekonomi ishte 82.2 mijë lekë në tremujorin e parë të vitit, me rënie të lehtë në krahasim me fundin e 2024-s kur arriti rekordin e 83.4 mijë lekëve.

Kjo tendencë rënëse në tremujorin e parë është sezonale, teksa në fund të vitit pagat janë gjithnjë e më të larta si rrjedhojë e shpërblimeve të fundvitit.

 

Ndërsa në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, pagat vijojnë rritjen dyshifrore.

 

Sipas INSTAT gjatë tremujorit të parë 2025, paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë në Shqipëri ishte 82.210 lekë, me një rritje prej 11,6%, krahasuar me tremujorin e parë 2024.

 

Pagat sipas aktiviteteve ekonomike dhe profesioneve

 

Aktivitetet ekonomike me pagë mesatare më të lartë se mesatarja kombëtare:

 

- Aktivitetet Financiare dhe të Sigurimit

 

- Informacioni dhe komunikacioni

 

Rritja më e madhe e pagës, krahasuar me tremujorin I 2024:

 

- Administrata publike, sigurimi social i detyrueshëm, arsimi, shëndetësia dhe aktivitetet e punës sociale: +16,7%

 

Rritja më e vogël, krahasuar me tremujorin I 2024:

 

- Industria: +5,2%

 

Profesionet me pagë mesatare më të lartë se mesatarja kombëtare:

 

- Menaxherë, Ligjvënës, Drejtorë ekzekutivë

 

- Specialistë me arsim të lartë (profesionistë)

 

Rritja më e madhe e pagës, krahasuar me tremujorin I 2024:

 

- Forcat e armatosura dhe Specialistë me arsim të lartë përkatësisht prej 23,1% dhe 13,7%

 

Rritja më e vogël, krahasuar me tremujorin I 2024:

 

- Punonjës të kualifikuar të bujqësisë pyjeve dhe peshkimit: +5,3%

 

Sipas të dhënave, gjatë kësaj periudhe është vërejtur ulje e numrit të punonjësve me pagë minimale dhe një rritje e numrit të punonjësve me paga më të larta./Monitor(https://monitor.al/paga-mesatare-zbret-ne-82-mije-leke-ne-tremujorin-e-pare/)


Më të lexuarat