×
Secondary Adv

Tatimet nisin kontrollet e apartamenteve në AirBnb dhe Booking, verifikime në qershor-shtator

Tatimet kanë nisur monitorimin e subjekteve në Booking dhe Airbnb, duke krahasuar çmimet me të dhënat nga sistemi i fiskalizimit.

Tatimet kanë nisur në muajt e verës monitorimin dhe analizimin e subjekteve në platformat Booking dhe AIRBNB, për përcaktimin e çmimeve që ofrojnë strukturat akomoduese duke bërë krahasimin me sistemin e fiskalizimit.

 

Në planin operacional të bërë publik nga tatimet, theksohet se për subjektet që vlerësohen me risk dhe kanë mospërputhje mes çmimeve të shpallura online në platformat e rezervimit dhe atyre që rezultojnë nga faturat e fiskalizuara, do të ketë edhe kontrolle në terren, të programuar për periudhën qershor-shtator 2025.

 

Siç njoftojnë tatimet, inspektimet dhe kontrollet do të kenë në fokus, vlerësimin për zbatimin e VKM-së për referencat e kapaciteteve të shfrytëzimit për njësitë akomoduese.

 

Gjithashtu, verifikime të tjera do të kenë të bëjnë me regjistrimin në QKB dhe në organin tatimor të subjektit sipas llojit të aktivitetetit që kryen, monitorimi i tatimpaguesve në status “pasiv”, lëshimi i faturave të fiskalizuara, deklarimi i punonjësve, dokumentimi me faturë tatimore i mallrave në subjekt, dokumenti i ambjentit ku ushtron aktivitetin, etj.

 

Gjithashtu, pika e tretë që do të verifikohet me përparësi nga tatime do të jenë deklarimi i punonjësve. Kështu, në terren do të realizohet verifikimi i punonjësve të padeklaruar, verifikimi i nivelit të pagave për të konstatuar nëse deklarimet janë kryer për pagat reale, si edhe verifikimi në vend i strukturave, apartament, vilë, etj. që operojnë nëpërmjet Booking, Airbnb, etj.

 

Tatimet bëjnë me dije se kontrollet do të realizohen në bashkëpunim midis drejtorisë së hetimit tatimor dhe drejtorive vendore të kontrollit tatimor. Gjithashtu, në plan bëhet me vije se do të përdoren edhe metoda speciale për të evidentuar shkeljet./ekofin.al


Më të lexuarat