×
Secondary Adv

Rikonstruktimi i rrugës Tiranë-Ndroq, realizohen 38 për qind e punimeve

Aksi rrugor Tiranë-Ndroq po i nënshtrohet një ndërhyrjeje të plotë për riparimin e pjesëve të amortizuara dhe pajisjen me sinjalistikën e nevojshme rrugore.

Aksi rrugor Tiranë-Ndroq po i nënshtrohet një ndërhyrjeje të plotë për riparimin e pjesëve të amortizuara dhe pajisjen me sinjalistikën e nevojshme rrugore, me qëllim përmirësimin e sigurisë në këtë zonë.

 

Kryeministri Edi Rama publikoi sot në Facebook pamje nga puna në kantierin e rrugës Tiranë-Ndroq.

 

Kreu i qeverisë thotë se punimet në rrugën dytësore Tiranë-Ndroq janë realizuar deri më tani në masën 38%.

 

Kjo rrugë dytësore për hyrjen dhe daljen nga Tirana, është duke u rehabilituar për shkak të punimeve që po kryhen paralelisht në autostradën Tiranë-Durrës dhe për të shpërndarë sadopak trafikun sidomos në periudhën e sezonit të verës ku fluksi i qarkullimit është gjithnjë e në rritje.

 

Autostrada Tiranë-Durrës do të zgjerohet me nga 2 korsi shtesë në secilën anë, ku njëra do të jetë për emergjencat./Shqiptarja.com


Më të lexuarat