Secondary Adv

Rama: Rritje pagash dhe pensionesh pa rritur borxhin

Kryeministri i vendit Edi Rama ka marrë pjesë në konferencën kombëtare të Bankës së Shqipërisë. Në fjalën e mbajtur Rama deklaroi se në vitin 2013 vendi gjendej në një nivel borxhi të pazakontë. Sipas tij, BSH dha një ndihmë të madhe në kapërcimin e krizës së vitit 2013.


Ai shtoi se do rriten pagat dhe pensionet dhe kjo nuk do të ndikojë në rritjen e borxhit.“Sipas parashikimeve, por edhe bazuar në përllogaritje, vitin e ardhshëm mund të prekim nivelin e 4% të rritjes ekonomike. Megjithatë, kjo është ende një shifër e pamjaftueshme për të përballur me sukses nevojat.Në vitin 2013 ishim përballë një sfide të jashtëzakonshme dhe kërcënoheshim nga pamundësia për të paguar rrogat dhe pensionet në fund të vitit 2013. Realisht ka qenë koordinimi dhe bashkëpunimi i të gjitha forcave dhe faktorëve që na dha mundësinë e konsolidimit fiskal dhe përballjes me një nivel borxhi të pazakonshëm për kushtet ku Shqipëria ndodhej. Përveç borxhit kombëtar publik kishim një mal borxhesh të fshehura prej 720 milionë dollarësh për shërbime të papaguara nga ana e tretëve. E gjithë kjo në një kontekst kur ekonomia rritej ndërmjet 0-1% dhe ndodhej në rrezik të një stanjacioni asfiksues.


Sot ne mund të bëjmë një rritje rrogash dhe pensionesh në masën 100 milionë dollarë dhe e gjithë kjo pa rritur borxhin publik, por duke e ulur atë në masën 1%”, tha kryeministri.Ndërsa guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko deklaroi se “Brexit” mund të lërë gjurmë edhe në Shqipëri. Veç kësaj ai shtoi se ekonomia shqiptare është në një rritje pozitive.


“Brexit përbën një fenomen përcaktues për BE dhe Eurozonë. Si i tillë nuk mund të kalojë pa lënë gjurmë në Shqipëri dhe në rajonin tonë. Ai mund të shoqërohet me efekte negative direkte apo indirekte, afat shkurtër apo afatgjata në tregjet e punës, të mallrave dhe shërbimeve. Në Shqipëri efektet e drejtpërdrejta vlerësohen të jenë të vogla, pas bashkëpunimi tregtar në Mbretërinë e Bashkuar mbetet e ulët.


Eksporti i mallrave shqiptare në Mbretërinë e Bashkuar përbën vetëm 0.2% të totalit të 10 viteve të fundit. Ndërsa importi është rreth nivelit 1.1%. Raporte të ulëta praqet edhe stoku i investimeve të huaja britanike në Shqipëri, ndërkohë ndikimi ne remitancat janë në të larta por jo përcaktues. Efektet e tërthorta do të varen nga ndikimi që do të ketë Brexit në ekonomi dhe sistemin ekonomik. Pasojat e Brexit për Rajonin dhe Shqipërinë ekzistojnë potencialisht, por mbeten ende të vështira për tu identifikuar”, deklaroi Sejko.


Më të lexuarat