×
Secondary Adv

Turizmi rrit konsumin, tregtia me pakicë rritje vjetore me 7 për qind në 3-mujor

E nxitur nga turizmi, tregtia me pakicë e ka nisur pozitivisht vitin 2025.

Sipas të dhënave të zyrtare nga INSTAT, indeksi i volumit të shitjeve në tregtinë me pakicë shënoi rritje prej 7.0% në tremujorin e parë 2025 krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ky tregues i përshtatur për efektet sezonale shënoi gjithashtu rritje me 1.4%.

 

Rritja më e ndjeshme u vu re në segmentin e dyqaneve të specializuara që përfaqësohen nga supermarketet.

 

Sipas INSTAT, volumi i shitjeve në grupin “Tregti hidrokarburesh dhe në njësi tregtare të specializuara” është rritur me 13.2% krahasuar me tremujorin e parë 2024.

 

Në terma tremujorë, krahasuar me fundin e vitit të kaluar, tregtia me pakicë është rritur me 1.7% pas përjashtimit të efekteve sezonale.

 

Rritja është nxitur nga një performancë e fortë te artikujt ushqimorë, pijet dhe duhani në njësi të specializuara dhe jo të specializuara, si dhe nga rritja e konsumit për karburante dhe hidrokarbure, që kontribuuan ndjeshëm në këtë zgjerim të volumit tregtar.

 

Shitjet e artikujve ushqimorë në supermarkete u rriten me 2.4 pikë %. Ushqime, pije dhe duhan në njësi tregtare jo të specializuara u rriten me 1.1 pikë përqindje dhe tregtia e hidrokarbureve u zgjerua me 3.2 pikë për qind.

 

Ky ritëm rritjeje sugjeron një ngjallje të konsumit kryesisht si rrjedhojë e zhvillimeve pozitive në turizëm.

 

Në tregtinë me pakicë, pa përfshirë tregtinë me pakicë të hidrokarbureve, volumi i shitjeve në tremujorin e parë 2025 është rritur me 4,9 %, kundrejt tremujorit të parë të vitit 2024.

 

Në grupin “Tregti hidrokarbure në njësi tregtare të specializuara“, volumi i shitjeve është rritur me 13,2 % krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2024.

 

Në tremujorin e parë 2025, volumi i shitjeve, përshtatur sezonalisht, në grupin “Tregti me pakicë, pa përfshirë tregtinë me pakicë të hidrokarbureve në njësi tregtare të specializuara”, është rritur me 1,7 %, krahasuar me tremujorin paraardhës.

 

Në grupin “Tregti me pakicë hidrokarbure në njësi tregtare të specializuara“, volumi i shitjeve, i përshtatur sezonalisht është ulur me 0,3 %, kundrejt tremujorit të mëparshëm.

 

Në ndryshimin vjetor prej +7,0 %, në tremujorin e parë 2025 ndaj tremujorit të parë 2024, në tregtinë me pakicë, grupet kanë kontribuar “Artikuj jo-ushqimore në njësi tregtare të specializuara dhe jo të specializuara” me +2,4 pikë përqindje.

 

Grupi “Ushqime, pije e duhan në njësi tregtare jo të specializuara dhe të specializuara” ka kontribuar me +1,4 pikë përqindje dhe grupi “Tregti me pakicë e hidrokarbureve në njësi tregtare të specializuara” me +3,2 pikë përqindje.

 

/Monitor (https://monitor.al/turizmi-rrit-konsumin-tregtia-me-pakice-rritje-vjetore-me-7-ne-3-mujor/)


Më të lexuarat