×
Secondary Adv

Grevë në Hekurudhat e Kosovës, ndalet qarkullimi i trenave për dy ditë

Sindikatat e Hekurudhës së Kosovës nga sot do të hyjnë në grevë të përgjithshme. Gjatë 48 orëve nuk do të funksionojnë linjat e trenit.

Sindikatat e Hekurudhave të Kosovës kanë njoftuar hyrjen në grevë dyditore pas, siç thuhet, dështimit të dialogut me punëdhënësin lidhur me kërkesën për rritje të pagave, të cilat nuk janë ndryshuar që prej 15 vitesh.

 

Në komunikatën drejtuar mediave, sindikata thekson se kjo masë ekstreme është ndërmarrë për të ushtruar presion ndaj autoriteteve përgjegjëse, me qëllim realizimin e kërkesave të kahershme të punonjësve.

 

“Sot po fillojmë një grevë nga ora 08:00 që do të zgjas 48 orë do të jetë grevë e përgjithshme.. Linjat e trenit nuk funksionojnë gjatë këtyre 48 orëve. Jemi të gjithë sindikatat e hekurudhës së Kosovës”.

 

Arsyeja e kësaj greve është mosrritja e pagave si dhe mosarritja e një marrëveshje me menaxhmentin sa i përket çështje.

 

“Nuk kemi arritur marrëveshje me menaxhmentin, dmth nuk ka plotësim të kërkesave tona”.

 

Sipas tyre trenat do të rifillojnë punën të shtunën dhe të dielën, më 14 dhe 15 qershor, përjashtuar linjën Prishtinë–Pejë, e cila do të vazhdojë të operojë edhe gjatë ditëve të grevës.

 

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Hekurudhës të Kosovës, Hysen Nikçi, ka kërkuar mirëkuptim nga qytetarët dhe ka ftuar institucionet për një zgjidhje të menjëhershme dhe të qëndrueshme.

 

Sindikatat e Hekurudhave kanë protestuar edhe më parë duke ndaluar qarkullimin e trenit për një orë, si shenjë pakënaqësie ndaj nivelit të ulët të pagave, të cilat sipas përfaqësuesve sindikalë nuk janë rritur prej 15 vitesh.

 

/Monitor (https://monitor.al/greve-ne-hekurudhat-e-kosoves-ndalet-qarkullimi-i-trenave-per-dy-dite/)


Më të lexuarat