Sot samiti i SEECP, axhenda dhe rrugët ku do të ketë kufizime dhe bllokime të qarkullimit
Për sigurimin dhe lehtësimin e lëvizjes gjatë Ministerialit të SEECP, Policia e Tiranës ka hartuar një plan të posaçëm për qarkullimin në kryeqytet.
Në kuadër të masave të marra për garantimin e sigurisë dhe mbarëvajtjes së lëvizjes së delegacioneve të huaja pjesëmarrëse në Ministerialin e Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP), Policia e Tiranës ka hartuar një plan të detajuar masash për menaxhimin e qarkullimit në kryeqytet.
Për shkak të zhvillimit të aktivitetit të nivelit të lartë, të kryesuar nga Presidentët e vendeve pjesëmarrëse, më datë 16 Qershor 2025, do të ketë kufizime dhe bllokime të përkohshme të qarkullimit në disa akse rrugore.
Policia e Tiranës kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe drejtuesve të mjeteve, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit për mbarëvajtjen e këtij eventi të rëndësishëm ndërkombëtar dhe për ruajtjen e rendit e sigurisë publike.
Qytetarët këshillohen të shmangin këto akse dhe të përdorin rrugë alternative gjatë ditës së sotme.
Njoftimi:
Në kuadër të planit të masave të marra për garantimin e sigurisë dhe mbarëvajtjes së lëvizjes së delegacioneve të huaja, të kryesuara nga Presidentët përkatës, me rastin e zhvillimit të Ministerialit të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore #SEECP, ju informojmë se më datë 16.06.2025, do të ketë bllokime dhe kufizime të përkohshme të qarkullimit në disa akse rrugore, konkretisht:
Në ardhje të delegacioneve Aeroporti i Rinasit– Mbikalimi i Kasharit – Autostrada “Durrës-Tiranë” – Unaza e Re – Rrethrrotullimi i Saukut – Rruga e Elbasanit– Rruga “George W Bush” – Rruga “Urani Pano”-Rruga “Dervish Hima”.
-Në largim të delegacioneve: Rruga “George W Bush” – Rruga e Elbasanit– Rrethrrotullimi i Saukut – Unaza e Re – Sheshi “Shqiponja” – Autostrada “Tiranë-Durrës” – Mbikalimi i Kasharit – Aeroporti i Rinasit.
Gjithashtu, po me datë 16.06.2025, gjatë zhvillimit të aktivitetit, do të ketë ndalim të përkohshëm të qarkullimit, parkimit të automjeteve si dhe lëvizjes të këmbësorëve, në rrugën “Ludovik Shllaku” dhe Rrugën e DIbrës.
- Orari i kufizimeve do të varet nga mbërritja e delegacioneve në Aeroportin e Rinasit.
Policia e Tiranë kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve dhe qytetarëve për kufizimet e përkohshme. Bashkëpunimi juaj është i domosdoshëm për garantimin e një eventi kaq të rëndësishëm për vendin dhe për ruajtjen e rendit e sigurisë publike./Ballkanweb.com