Trump paralajmëron iranianët: Duhet të evakuoheni menjëherë nga Teherani
Presidenti Donald Trump i paralajmëroi iranianët të evakuojnë kryeqytetin e tyre në një postim në rrjetet sociale.
“Të gjithë duhet të evakuoheni menjëherë nga Teherani!”, shkroi presidenti në Truth Social, pa thënë arsyen.
Izraeli ka bombarduar Iranin që nga mëngjesi i së premtes dhe të dy vendet kanë nisur sulme të përshkallëzuara kundër njëri-tjetrit.
Në postimin e tij, Trump përsëriti pohimin e tij se Irani duhet të kishte rënë dakord për një marrëveshje që frenonte ambiciet e tij bërthamore.
“Irani duhej ta kishte nënshkruar ‘marrëveshjen’ që u thashë ta nënshkruanin. Çfarë turpi dhe humbje jete njerëzore. Thënë thjesht, IRANI NUK MUND TË KETË ARMË BËRTHAMORE”, shkroi ai. “E kam thënë vazhdimisht!”
Teherani është një qytet me gati 10 milionë banorë.
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kanë njoftuar se një tjetër valë raketash është lëshuar nga Irani në drejtim të Izraelit. Autoritetet ushtarake kanë paralajmëruar qytetarët që të gjejnë menjëherë strehim të sigurt.
Alarmet e sulmeve ajrore janë aktivizuar në disa zona, ndërsa mbrojtja ajrore izraelite është vënë në gatishmëri të plotë për të përballuar kërcënimin.
Shpërthime janë dëgjuar në Jerusalem, ndërsa shërbimet e emergjencës po raportojnë një goditje të drejtpërdrejtë në Izraelin qendror, raportoi gazeta izraelite Haaretz. /Shqiptarja