Secondary Adv

QKB: Dorëzoni në kohë bilancet e 2024

Qendra Kombëtare e Biznesit u ka rikujtuar të gjitha subjekteve tregtare rëndësinë e depozitimit në kohë të pasqyrave financiare për vitin 2024.

Sipas njoftimit, dorëzimi brenda afatit ligjor është i detyrueshëm dhe shmang masat administrative.

 

Afati i fundit është data 31 Korrik 2025

 

Aplikimi kryhet vetëm në mënyrë elektronike përmes portalit e-Albania.

 

Dokumentacioni përfshin (kur mbajtja e tyre është i detyrueshëm):

 

- Pasqyrat financiare vjetore

 

- Raportin e ecurisë së veprimtarisë

 

- Raportin e auditimit

 

Janë mbi 20 mijë biznese, që kanë detyrim që të dorëzojnë bilancet e vitit 2024./Monitor(https://monitor.al/qkb-dorezoni-ne-kohe-bilancet-e-2024-s/)


Më të lexuarat