Apartamentet e pahipotekuara, Veliaj-qytetareve: Perfitoni nga amnistia
Qytetarët që disponojnë apartamente të pahipotekuara, duhet të përfitojnë nga amnistia e Këshillit Bashkiak, për të marrë certefikatën e pronësisë.
Apeli është bërë nga kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili bëri me dije edhe procedurën që duhet të ndjekin banorët e kryeqytetit, ku fillimisht duhet të dorëzojnë një kërkesë të tyren dhe të administratorit të pallatit pranë Bashkisë Tiranës.Gjatë inaugurimit të bllokut urban nga i cili përfitojnë banorët e Njësisë 7 që jetojnë përgjatë Rr. “Shefqet Musaraj", Veliaj ka theksuar se tashmë do të jetë detyrë e ndërtuesve për të zhvilluar territorin ku do të ndërtojnë. Sipas tij, ata që investojnë më shumë, do të paguajnë më shumë.
Rruga “Shefqet Musaraj” është hapur pas shembjes së murit që e kishte bllokuar atë, duke krijuar mundësi për lëvizjen e banorëve të kësaj zone me akses hyrje-dalje në rrugën dytësore që lidh rrugën e “Kavajës” me bulevardin “Gjegj Fishta”.Në këtë segment janë realizuar punime për rrjetin kanalizimeve dhe ujësjellësit, si dhe në sinjalistikë. Është sistemuar plotësisht blloku i banimit, si dhe janë krijuar vende të reja parkimi.