Secondary Adv

Presidenti i Iranit shpall fundin e luftës 12-ditore me Izraelin: Kombi ynë rezistoi heroikisht

Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian, shpalli “fundin e luftës 12-ditore” me Izraelin.

Presidenti i ri i Iranit, Masoud Pezeshkian, ka deklaruar se Teherani është i gatshëm të rikthehet në tryezën e negociatave, por nuk do të pranojë kushte të padrejta të imponuara me forcë nga Shtetet e Bashkuara. Ai theksoi se Irani nuk synon të ndërtojë një armë bërthamore, por do të vazhdojë të mbrojë me vendosmëri të drejtat e veta legjitime. 

 

Presidenti iranian Masud Pezeshkian ka shpallur “fundi i luftës së 12 ditëve që iu imponua vendit të tij

 

“Ne jemi të hapur për dialog, jo për imponime,” deklaroi Pezeshkian, duke saktësuar se Irani nuk do të shkelë armëpushimin, përveç nëse ai shkelet nga Izraeli. Sipas tij, kthimi në tryezën e bisedimeve është i mundur, por vetëm në kushte të barabarta dhe me respekt ndaj sovranitetit iranian.

 

Deklaratat e presidentit iranian vijnë në një kohë tensioni në rajon dhe përpjekjesh ndërkombëtare për të ringjallur negociatat mbi programin bërthamor të Iranit.

 

Hapësira ajrore iraniane u rihap pas një armëpushimi me Izraelin pas 12 ditësh luftimesh dhe ndërhyrjes së SHBA-së, shkruan FlightRadar24, faqja që monitoron trafikun ajror ndërkombëtar.

 

Fluturimet ndërkombëtare tani mund të ulen dhe të ngrihen nga aeroporti i Teheranit.

 

Ushtria izraelite  pranoi armëpushimin dhe tha se fokusi zhvendoset në Gazë.

 

Ushtria izraelite  lëshoi një deklaratë përmes së cilës pranon armëpushimin me Iranin dhe ka thënë se “fokusi tani zhvendoset sërish në Gazë”.

 

Gjenerali Eyal Zamir ka thënë se ushtria ka kryer “fazë të rëndësishme, por fushata kundër Iranit nuk ka përfunduar”.

 

“Po hyjmë në një fazë të re, të bazuar në arritjet e fazës aktuale. Kemi kthyer mbrapsht me vite projektin bërthamor të Iranit dhe e njëjta vlen për programin e tij raketor”, ka thënë ai.

 

Gjenerali Zamir i ka përshkruar veprimet e ushtrisë izraelite si “arritje fenomenale”. /Shqiptarja


Më të lexuarat