Rama: Se shpejti do te ndertohet rruga automobilistike qe lidh Skraparin me Korcen
Kreu i qeverisë ka thënë se projekti për ndryshimin e qytetit të vogël të Çorovodës ka nisur dhe do të përfundojë brenda një kohe të shkurtër. “Çorovoda së shpejti do të jetë me infrsatrukturë të integruar.
Qeveria është e përkushtuar për transformimin e Skraparit. Zona është me potencial të madh turistik dhe shumë shpejt do të transformohet”.Rama akuzoi qeveritë e shkuara në vend që sipas tij e kishin degraduar këtë qytet në një konvikt: “Janë 20 vjet braktisje totale në Çorovodë. Banorët janë dëshmitarë të ndryshimit që po ndodh në bashki. Programi i rilindjes urbane do të sjellë një impakt në ekonomi, – tha Rama. – Zona ka qenë mizerabël për një vend që ka qenë në kushtet e lirisë. Është e paimagjinueshme që ka njerëz që e kanë lënë këtë zonë në këtë gjendje dhe këta njerëz i kundërvihen këtij programi, që i jep mundësi fëmijëve të Skraparit ku ka qytet. Çorovoda vetëm qytet s’mund të quhej. Ka qenë një konvikt që njerëzit dilnin në rrugë për të siguruar punë. Projekti për qytetin do mbarojë për pak kohë”.
Rama shtoi se në kuadër të këtij projekti është përfshirë edhe rruga e re automobilistike që lidh Skraparin me Korçën.“Në kuadër të këtij projekti qeveria ka si qëllim të lidhë Skraparin me Korçën me rrugën që do të bëhet për një orë. Rruga automobilistike Skrapar-Korçë është tërësisht e mundur, ku përveç Korçës si qytet turistik, mund të përfitojë edhe kjo zonë në të ardhmen”.