Secondary Adv

NATO miraton rritjen e shpenzimeve me 5 për qind për mbrojtjen

Anëtarët e NATO-s bien dakord të shpenzojnë 5% të PBB-së për mbrojtjen i deri në vitin 2035.

Në deklaratën e përbashkët, liderët e vendeve theksojnë angazhimin për mbrojtjen kolektive, siç përcaktohet në nenin 5. Theksojnë gjithashtu se mezi presin samitin që do mbahet në 2027 në Tiranë.

 

Udhëheqësit e vendeve të NATO-s shprehën mbështetjen për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes në 5% dhe rikthesuan angazhimin e tyre për të mbrojtur njëri-tjetrin nga sulmet, siçe përcakton neni 5 i Traktatit. 

 

Në samitin e sotëm të mbajtur në Hagë, u miratua objektivi për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes në 5% të PBB-së deri në vitin 2034, një përgjigje ndaj kërkesës së presidentit amerikan Donald Trump dhe frikës së evropianëve se Rusia përbën një kërcënim për sigurinë e tyre pas pushtimit të Ukrainës.

 

“Ne riafirmojmë angazhimin tonë të hekurt për mbrojtjen kolektive siç është sanksionuar në nenin 5 të Traktatit të Uashingtonit se një sulm ndaj njërit është një sulm ndaj të gjithëve.”, thuhet në deklaratën e përbashkët.

 

Shifra 5% përfshin 3.5% të PBB-së që duhet të shpenzohet për mbrojtjen bazë, si trupat dhe armët, dhe 1.5% shtesë për infrastrukturë kritike të lidhur me mbrojtjen dhe sigurinë, për të garantuar “gatishmërinë dhe qëndrueshmërinë civile, nxitjen e inovacionit dhe forcimin e bazës industriale të mbrojtjes.”

 

Këto investime konsiderohen të nevojshme për të adresuar "kërcënimet e thella të sigurisë", siç deklaruan udhëheqësit përmes deklaratës së përbashkët, duke theksuar në veçanti "kërcënimin afatgjatë që paraqet Rusia për sigurinë euroatlantike", si dhe "kërcënimin e vazhdueshëm të terrorizmit".

 

“Mbetemi të bashkuar përballë kërcënimeve dhe sfidave të thella të sigurisë, veçanërisht kërcënimit afatgjatë të Rusisë ndaj sigurisë euroatlantike dhe kërcënimit të vazhdueshëm të terrorizmit, aleatët angazhohen të investojnë 5% të PBB-së çdo vit në kërkesat thelbësore të mbrojtjes, si dhe shpenzimet e lidhura me mbrojtjen dhe sigurinë deri në vitin 2035 për të siguruar detyrimet tona individuale dhe kolektive, në përputhje me nenin 3 të Traktatit të Uashingtonit. Investimet tona do të sigurojnë që ne të kemi forcat, aftësitë, burimet, infrastrukturën, gatishmërinë luftarake dhe qëndrueshmërinë e nevojshme për të penguar dhe mbrojtur në përputhje me tre detyrat tona kryesore të parandalimit dhe mbrojtjes, parandalimit dhe menaxhimit të krizave dhe sigurisë bashkëpunuese.”, thuhet në deklaratë.

 

Aleatët përsëritën "angazhimet e tyre të qëndrueshme sovrane" për të mbështetur Ukrainën. Në deklaratë vihet në dukje se "siguria e Ukrainës kontribuon në tonën", por nuk dënohet drejtpërdrejt Rusia.

 

Në fund, teksa shprehin vlerësimin për mikpritjen në Holandë, udhëheqësit thonë se mezi presin samitin që do të mbahet në Turqi në vitin 2026 dhe atë që do të mbahet në Tiranë në vitin 2027./Shqiptarja.com


Më të lexuarat