Secondary Adv

Tenderi, 1.3 milionë euro për rrugët në Paskuqan, ja cilat përfshihen në projekt

Bashkia Kamëz parashikon të ndërhyjë në infrastrukturën rrugore në të paktën 21 rrugë e rrugica të përmbledhura në atë që njihet si Blloku Paskuqan 1.


Në sistemin e prokurimeve kjo bashki njoftoi një procedurë  me një fond limit 137 milionë lekë apo rreth 1.3 milionë euro që synon të përmirësojë gjendjen në rrugë dhe rrugica me gjatësi të ndryshme.

 

Bëhet fjalë për rrugë dytësore ose rrugë mes banesave private 2-3 kate. Një pjesë e ndërhyrjeve do të kërkojë prishjen e mureve rrethuese për t’u realizuar sipas Bashkisë.

 

Rrugët cilësohen si të rëndësishme pasi lidhen me rrugët kryesore dhe në disa raste nuk kanë shtresa apo infrastrukturë inxhinierike të konturuar.

 

Por cilat janë në fakt rrugët në fjalë dhe gjatësia e tyre sipas planit të ndërhyrjes?

 

Rrugët:

 

Segmenti pingul me rrugën “Besim Cerra” me gjatësi – 64.68 ml

 

Rruga “Hasan Dosti” me gjatësi – 101.68 ml

 

Rruga “Jaho Gjoliku” me gjatësi – 174.83 ml

 

Seg. 1 dhe 2 Pingul Jaho Gjoliku – 138.63 ml

 

Rruga “Leke Dukagjini” + seg pingul Leke Dukagjini me gjatësi – 293.48 ml

 

Rruga “Liri Gero” me gjatësi – 224.7 ml

 

Rruga “Leka I Madh” me gjatësi – 87.57 ml

 

Rruga “Adem Jashari” (Ali Ibra) me gjatësi – 396.13 ml

 

Rrugicat 1, 2, 3 pingul me rrugën “Adem Jashari” (Ali Ibra) me gjatësi – 183.86 ml

 

Segmentet 1, 2, 3, 4, 5 të rrugës “Mahmut Daci” me gjatësi – 959.8 ml

 

3 Segmentet pingul me rrugën “Ujësjellësi” me gjatësi – 232.79 ml

 

Rruga “Koço Muka” me gjatësi – 168.6 ml

 

Rruga “Karl Serreqi + rrugica paralel” me gjatësi – 397.95 ml

 

Rruga “Kristo Flloqi” me gjatësi – 176.29 ml

 

2 Segmentet pingul me rrugën “Demokracia” me gjatësi – 127.7 ml

 

Rruga “Mic Sokoli” me gjatësi – 58.93 ml

 

Rruga “Jul Varibora” me gjatësi – 182.21 ml

 

Rruga pingul me rrugën “Ismail Qemali” me gjatësi – 202.5 ml

 

Rruga “Met Hasa + segmenti pingul” me gjatësi – 164.19 ml

 

Rruga “Dali Lita + segmenti pingul” me gjatësi – 261.5 ml

 

Rruga “Kozma Naska” me gjatësi – 155.99 ml

 

Rruga Pingul “Mustafa Lita” me gjatësi – 131.45 ml

 

Rruga “Jul Bonati” me gjatësi – 177.25 ml

 

Rruga “Laze Ferraj” me gjatësi – 200.3 ml

 

Segment Rruga “Laze Ferraj” me gjatësi – 26.7 ml

 

6 Segmentet e Rrugës “Asim Aliko” – 218.03 ml

 

Rruga “Ramadan Ferati” me gjatësi – 368.48 ml. /Monitor(https://monitor.al/tenderi-1-3-milione-euro-per-rruget-ne-paskuqan-ja-cilat-perfshihen-ne-projekt/)


Më të lexuarat