ARRSH hap tre tendera, rreth 587 mln lekë për sinjalistikën rrugore
ARRSH ka hapur tre tendera për përmirësimin e sinjalistikës horizontale dhe vertikale rrugore.
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur tre tendera për përmirësimin e sinjalistikës horizontale dhe vertikale rrugore të ndarë sipas rajoneve, në veri, jug dhe qendër me një vlerë totale të fondit limit prej rreth 587 milionë lekë pa TVSh.
Tenderi i parë është ai për përmirësimin e sinjalistikës horizontale, vertikale dhe pajisjeve të sigurisë rrugore në akset e Rajonit Verior Shkodër Loti 1 (2025)” me fond limit 196,369,145.1 lekë pa tvsh.
Tenderi ka si qëllim:
I. Përmirësimi i Sinjalistikës Vertikale në Segmentin Rrugor Milot-Hani i Hotit ( SH 1 ) 79 km. Zëvëndësim, plotësimi dhe saktësimi i sinjalistikës vertikale;
II. Përmirësimi i Sinjalistikës Horizontale në Segmentin Rrugor Milot – Lezhë – Skodër ( SH 1 ) 47 km.; Rifreskimi i vijëzimit anësor dhe vijave të mesit si dhe ishujve te trafikut e shigjetave.
III. Përmirësimi i Sinjalistikës Vertikale në Segmentin Rrugor Qafe Mali – Fierze ( SH 22 ) 57 km.; Zëvëndësim, plotësimi dhe saktësimi i sinjalistikës vertikale.
IV. Përmirësimi i Sinjalistikës Vertikale dhe Horizontale Qafe Bualli – Ura e Cerenecit ( SH 6 ) 21 km; Zëvëndësim, plotësimi dhe saktësimi i Sinjalistikës Vertikale.
Tenderi i dytë është përmirësimi i sinjalistikë në akset e Rajonit Qendër Perëndim (Tiranë) loti 2 (2025)” me fond limit 183,331,324.53 Lekë, pa TVSH.
Kohëzgjatja e kontratës/marrëveshjes kuadër ose afati për zbatimin e saj: 34 javë me afat të fundit për paraqitjen dhe hapjen e ofertave më 14.07.2025.
Tenderi i tretë është Përmirësimi i sinjalistikës horizontale, vertikale dhe pajisjeve të sigurisë rrugore në akset e Rajonit Jugor Gjirokastër, loti 3 (2025) me fondi limit: 207,293,347.4 pa TVSH dhe me kohëzgjatje 8,5 muaj, i cili përfshin përmirësimin e disa akseve nga Tepelena, Gjirokastër e deri në Qeparo.
Gjithashtu për këta tendera ARRSH ka hapur tre tendera për supervizim të punimeve, sërish të ndarë sipas rajoneve. /ekofin.al