Miratohet projektligji për Vullnetarizmin, nga njohja si përvojë pune tek certifikatat
Është miratuar këtë të hënë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, projektligji për vullnetarizmin.
Ky projektligj sjell disa risi, si ndarje për herë të parë mes vullnetarizmit afatshkurtër dhe afatgjatë; Programe mbështetëse financiare nga qeveria për ofruesit; Skemë kompensimi për sigurimin e detyrueshëm të vullnetarëve; Njohje të eksperiencës vullnetare si përvojë pune; Platformë dhe regjistër elektronik, si dhe certifikatë zyrtare për çdo vullnetar.
Në vendimin e qeverisë thuhet se, ky ligj përcakton parimet bazë, rregullat për kryerjen e vullnetarizmit, të drejtat dhe detyrimet e vullnetarëve e të ofruesve të vullnetarizmit, kontratën e vullnetarizmit, organet shtetërore përgjegjëse dhe mekanizmat për nxitjen, mbështetjen e mbikëqyrjen e vullnetarizmit në Republikën e Shqipërisë.
Ky ligj zbatohet për të gjitha subjektet që kryejnë, ofrojnë ose përfitojnë vullnetarizëm në Republikën e Shqipërisë, vullnetarizmin afatgjatë dhe afatshkurtër./Scantv