Secondary Adv

Autostrada Tirane-Durres, barriere akustike 18.5 km e gjate, 5 m e larte

Report Tv ka zbardhur detaje nga projekti për zgjerimin me tre korsi të kësaj autostrade, e cila do të jetë edhe pjesa më e kushtueshme e projektit. Kjo barrerë do të shtrihet në tre segmente: Mbikalimi Kamëz – Vorë; Vorë – Sukth; dhe Sukth – Durrës (Nyja e Dajlanit).

 

Punimet për realizimin e barrierës janë llogaritur të zgjasin 75 muaj. Studimi i Ministrisë së Transporteve thekson se nivelet e zhurmave te matura në këto zona janë nder me kritiket dhe të veshtira per tu zbutur.Superstrada Tiranë-Durrës do të bëhet me tre korsi, dhe shpejtësia e lejuar e lëvizjes mund të rritet deri në 140 kilometra në orë. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë publik publik studimin e bërë për këtë qëllim nga një kompani italiane. Zgjerimi i rrugës mund të kushtojë deri 150 milionë euro, ndërkohë që përveç 3 korsive për secilin kah të lëvizjes parashikon edhe ndërtimin e një korsie emergjence.

Studim-Projektimi per Zgjerimin e Superstradës Tiranë-Durrës ka për objektiv kryesor projektimin e një infrastrukture të kategorisë "A", e cila duhet të ketë karakteristikat për të përballuar volumet gjithnjë e në rritje të trafikut në këtë arterie kryesore të vendit. Autoriteti Rrugor Shqiptar argumenton se rritje e vazhdueshme e trafikut e ka bërë të domosdoshme studimin për zgjerimin e kësaj superstrade për ta sjellë në parametrat e nevojshëm për përballimin e trafikut gjithmonë e më të rënduar. Superstrada Tiranë – Durrës lidh dy qëndrat më të mëdha të vendit, Tiranën si kryeqytet dhe Durrësin si portin kryesor dhe vend turistik, sidomos për plazhin, i cili ka një shtrirje të konsiderueshme Durrës – Golem – Mali i Robit.

 

Në këtë mënyrë ky segment rrugor është më i ngarkuar në trafikun e mjeteve dhe arrin kulmin në periudhën e verës. Sidomos vitet e fundit me ndërtimin e autostradës së re Milot- Morinë e më tej në drejtim të Kosovës, por pa lënë jashtë dhe zona të tjera të rajonit.


Më të lexuarat