
Detyrimet e prapambetura te qeverise arrijne ne 2.3 miliard leke
Megjithë shtrëngimin e procedurave për pagesat buxhetore në favor të kontraktorëve për punime publike, qeveria shqiptare nuk i ka shpëtuar akumulimit të detyrimeve të prapambetura të krijuara rishtazi.
Rritja e tyre do të kushtëzojë bashkëpunimin me Fondit Monetar Ndërkombëtar në vijim, siç u deklaruar dhe në konferencën e fundit për shtyp të Ministrisë së Financave dhe FMN-së .Shuma e re e detyrimeve të pashlyera të qeverisë ndaj të tretëve ika arritur në 2.3 miliardë lekë, sipas të dhënave zyrtare të publikuara në faqen e Ministrisë së Financave.
Ministria e Transportit dhe infrastrukturës deklaron lindjen e detyrimeve në vlerën 908.8 milion lekë, nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, Drejtoria e Përgjithshme e Ujësjellës Kanalizime dhe aparati i MTI.
Aparati i MTI detyrime të krijuara rishtazi në vlerën 132.6 milion lekë për rimbursimin e TVSH-së dhe Taksës doganore për projektin “Rehabilitimi i kalatës së Portit Vlorë”, në programin “Transporti Detar”. Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH), detyrime të krijuara rishtas në vlerën 605.6 milion lekë për:
-Kontrata studime projektime dhe oponencë, në vlerën 38.9 milion lekë, që kanë ardhur si pasojë e mos planifikimit të tyre në buxhetin e vitit 2016 nga ARRSH.
-Kontrata investimi (ndërtime, rikonstruksione) në vlerën 329.7 milion lekë, janë kontrata shumëvjeçare dhe buxhet i pamjaftueshëm për likuidimin e plotë të faturave, ndërkohë që kontraktorët vazhdojnë me avancimin e punimeve sipas grafikut të tyre.
Sipas informacionit të Ministrisë së Transportit dhe infrastrukturës, konstatohet se detyrimet e krijuara në periudhën 1 Janar – 30 Prill 2016, lindin si pasojë e tavanit të ulët buxhetor të këtij viti, i cili nuk mund të përballojnë kontratat shumëvjeçare të angazhuara më parë.
Ujësjellës Kanalizime, detyrime të krijuara rishtaz në vlerën 140 milion lekë që ka të bëjë me pagesat të rimbursimit të TVSH-së për projektet me financim të huaj për rrjedhojë detyrimi i akumuluar për Ministrinë e Transportit dhe infrastrukturës shkon në vlerën 1 682 milion lekë.
Ministria e Arsimit dhe Sportit deklaron lindjen e detyrimeve në vlerën 48.5 milion lekë, nga të cilat 8.3 milion lekë janë vendime gjyqësore dhe 40.2 milion lekë janë detyrime për investime të kryera për Universitetin Aleksandër Moisiu.
Ministria e Drejtësisë ka krijuar detyrime në vlerën 112.8 milion lekë, të ndara sipas institucioneve si më poshtë, ky kryeson Agjencia e Kthimit dhe Kompesimit të Pronave me 93.7 milion lekë që ka të bëjë me detyrime për ekzekutimin e vendimeve gjyqësore. Nga AKKP është ngritur problemi për pamjaftueshmëri fondesh për të bërë të mundur financimin e këtyre detyrimeve brenda vitit buxhetor 2016.
Ministria e Shëndetësisë ka krijuar detyrimeve në vlerën 30.7 milion lekë, që janë vendime gjyqësore në disa D.SH.P dhe spitale në rrethe.
Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes detyrimet e krijuara janë në vlerën 248.7 milion lekë të lindura si detyrime nga vendimet gjyqësore të formës së prerë. Këto detyrime raportohen në vlerën rreth 2.6 milion lekë në Drejtorinë e Përgjithshme të Metrologjisë dhe Kalibrimit dhe në vlerën rreth 246.1 milion lekë në Aparatin e Ministrisë.
Ministria e Financave deklaron lindjen e detyrimeve në vlerën 3.9 milion lekë kryesisht vendimet gjyqësore për Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave.
Më të lexuarat









