Secondary Adv

Euro nis dobësimin përballë lekut, BSH: Ndikon fluksi turistik

Piku i sezonit turistik në vend ka dhënë efektet e para në monedhën europiane.

Nëse shohim të dhënat e Bankës së Shqipërisë vërehet se që prej datës 1 korrik një euro është këmbyer me 97 lekë duke pësuar një zhvlerësim konstant, por minimal.

 

Por nëse bëjmë një krahasim të kursit të këmbimit euro-lek me të njëjtën periudhë të një viti më parë rezulton se monedha europiane është dobësuar me më shumë se 3 pikë.

 

ë 10 ditët e para të  korrikut të viti të kaluar një euro është këmbyer me mbi 100 lekë.Banka e Shqipërisë e lidh këtë tendencë të forcimit të lekut  me shtimin e eurove në qarkullim nga turizmi.

 

Të dhënat zyrtare tregojnë se vetëm në muajt e parë Shqipëria priti 3.42 milion shtetas të huaj.

 

Po ashtu në forcimin e lekut ka dhënë efekte edhe rritja e investimeve të huaja, remitancat.

 

Ndërsa  vetëm në 5 muaj  trasaksionet në euro në ekonominë shqiptare arritën vlerën 2.4 miliardë euro. Këto shifra konfirmojnë vlerën e lartë të monedhës europiane në ekonominë shqiptare në një kohë që euro qëndron nën kufijtë e 98 lekëve.

 

Por pavarësisht këtyre luhatjeve duket se  tregu i brendshëm valutor është futur në një normalitet të ri,  pasi  gradualisht po zbehen edhe luhatjet e forta  sezonale në këmbimin e euros me lekun./abcnews.al


Më të lexuarat