
FSHZH, 106 mln lekë tender për Inkubatorin e Biznesit në Arkitekturë dhe Ndërtim
FSHZH ka hapur një tender prej 106 milionë lekësh për rehabilitimin e ish-godinës së ISTN, që do të shndërrohet në Inkubatorin e Biznesit në Tiranë.
Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka hapur procedurën e tenderit me vlerë 106 milionë lekë për rehabilitimin e ish-godinës së Institutit të Studimeve Teknologjike të Ndërtimit (ISTN) në kryeqytet për ta shndërruar atë në “Inkubatorin e Biznesit në Arkitekturë dhe Ndërtim në Tiranë”. “Inkubatori i Biznesit në Arkitekturë dhe Ndërtim në Tiranë” ndodhet pas Institutit te ndertimit dhe Agjencise Kombetare te Planifikimit te Territorit, ne rrugen Muhamet Gjollesha.
Projekti përqendrohet në rehabilitimin e objekteve ekzistuese të ish-ISTN dhe rrethinës së tij, duke e transformuar atë në një qendër inovacioni. Qëllimi është jo vetëm të krijohen ambiente moderne për kërkim dhe zhvillim, por edhe të ndërtohet një ekosistem bashkëpunimi mes arkitektëve, inxhinierëve, specialistëve të teknologjisë dhe aktorëve të tjerë të industrisë së ndërtimit.
Ndërtesa është e strukturuar në disa zona funksionale. Në katin përdhes ndodhen hapësirat kryesore, përfshirë recepsionin, sallën e eventeve, laboratorët e teknologjive të ndërtimit, një studio arkitekturore dhe një zonë për realitetin virtual (VR). Gjithashtu, përfshihet një hapësirë për ekspozimin dhe prezantimin e inovacioneve në ndërtim.
Në katet e sipërme janë vendosur zona të dedikuara për konferenca, projektim dhe testim të sistemeve inteligjente (Smart Systems), si dhe hapësira administrative. Ekziston gjithashtu një dhomë kontrolli për monitorimin e proceseve të ndryshme dhe një arkivë e dhënash e pajisur me serverë dhe mundësi për dixhitalizimin e të dhënave.
Hapësirat do të jenë të konceptuara dhe të ndara sipas mënyrës së mëposhtme:
Hyrje dhe Recepsion: Zona e hyrjes dhe recepsionit eshte prezantimi i pare me objektin dhe funksionet e zhvilluara aty. Hapesira sherben gjthashtu edhe si nje huaje per sallen e eventeve dhe zone pritje per hapesirat e tjera te studios se projektimit, administrates, dhe laboratorit.
Studio Projektimi: Prania e studios jo vetem ofron mundesi per punesim profesionistesh te rinj, por sherben si vend praktike per ta, si per te punesuarit dhe nepermjet kontaktit me perdoruesit e sallave prane.
VR dhe Salle Eventesh: Sikurse hapesirat e studios, bashkeveprimi dhe kontakti i vazhdueshem eshte nje plus i madh per hapesiren, sidomos kur mendohet qe perdoret kryesisht nga studente dhe grupe profesionistesh te rinj, ku sado pak eksperience eshte e vlefshme. Hapesira mendohet shumefunksionale, duke qene e perdorshme per ambient pune, evente, auditor, leksione, etj.
Laboratori i teknologjise se ndertimit + FABLAB: FabLab-i do te jete gjeneratori i zgjidhjeve praktike te ideve te ndryshme, duke ofruar mundesine e testimit te produkteve te ndryshme, simulimit te situatave, apo materializimin e vizionit.
Administrata: Administrata e Inkubatorit të Biznesit në Arkitekturë dhe Ndërtim përbën shtyllën organizative dhe menaxheriale të qendrës, duke siguruar funksionimin e rregullt të të gjitha hapësirave dhe aktiviteteve që zhvillohen brenda saj.
Zona e konferencave: Smart Salla e Konferencave Smart është një hapësirë moderne dhe e teknologjizuar, e krijuar për të mbështetur prezantime, seminare, takime strategjike dhe evente akademike me ndihmën e sistemeve të avancuara dixhitale dhe interaktive.
Zona e projektimit te sistemeve Smart dhe Zona e testimit te sistemeve inteligjente*: Laboratori i Projektimit të Sistemeve Smart është një hapësirë inovative e dedikuar për zhvillimin, simulimin dhe testimin e sistemeve inteligjente për ndërtim dhe menaxhim urban.
Data center dhe arkivi: Hapesira e arkives konsiston si ne hapesire fizike per keto te dyja, ashtu dhe ne ate dixhitale. Dixhitalizimi mbi te gjitha eshte i rendesishem per aksesin e informacionit nga te gjithe. Kjo mund te jete me abonim, pagese, event, bashkepunim me institucionet, etj. /ekofin.al
Më të lexuarat








