12 projekte e reja ne infrastrukture qe do te financohen nga qeveria
Nga rritja e të ardhurave, qeveria pritet që të financojë 12 projekte të mëdha. Kryeministri Edi Rama ka publikuar në profilin e tij në Facebook, projektet që qeveria pritet t’i realizojë.
Në listën e projekteve priten që të financohet ndërtimi i rrugës Kukës- Morinë , 2 lote që përfshijnë vepra arti të mëdha e 2 viadukte, ndërtimi i rrugës Milot Fushë Krujë, loti 4; plotësimi i segmentit Dragobi-Valbonë si dhe sistemimi dhe asfaltimi i rrugës Kukës-Krumë 2 lote.
Gjithashtu, qeveria pritet që të ndërtojë dhe by passin Plepa –Kavajë-Rrogozhinë , lotet 4-11, rrugën Lushnjë –Berat, 3 lote; ndërtimi i Unazës Veriore Korçë, rruga Korçë-Kapshticë; ndërtimi i rrugës Korçë-Ersekë, loti 1; ndërtimi i rrugës Kardhiq-Delvinë, 3 lote si dhe sistemimi dhe asfaltimi i rrugës Qafë Thanë –Lin-Pogradec, loti 2. Edhe në boshtin jugut pritet që të financohet sistemim-asfaltimi i rrugëve lidhëse me bregdetin (Llogara-Sarandë), loti 1.
Në kryeqytet pritet që të zgjidhen Unaza e re, 2 segmentet, Komuna e Parisit , rruga e re Tiranë-Elbasan, si dhe Komuna e Parisit-Rruga e Kavajës
Projektet që do të financiohen
12 projektet janë:
Ndërtimi i rrugës Kukës-Morinë, 2 Lote që përfshijnë vepra arti të mëdha e 2 viadukte.
Ndërtimi i rrugës Milot –Fushë Krujë, Loti 4.
Plotësimi i segmentit Dragobi-Valbonë.
Sistemim-asfaltimi i rrugës Kukës-Krumë, 2 Lote.
By-pass-i Plepa-Kavajë-Rrogozhinë, Lotet 4-11.
Unaza e Re, 2 segmente: Komuna e Parisit– Rruga e re Tiranë – Elbasan; si dhe Komuna e Parisit – Rruga Kavajës.
Rruga Lushnje-Berat, 3 Lote.
Një tjetër projekt është edhe ndërtimi i Unazës veriore Korçë, rruga Korçë-Kapshticë.
Gjithashtu edhe ndërtimi i rrugës Korçë-Ersekë, Loti 1.
Projekte të tjera janë edhe ndërtimi i rrugës Kardhiq- Delvinë, 3 Lote.
Sistemim-asfaltimi i rrugës Qafë Thanë-Lin-Pogradec, Loti 2.
Dhe sistemim-asfaltimi i rrugëve lidhëse me bregdetin (Llogara-Sarandë) Loti 1.