Secondary Adv

Platforma e-dëmshpërblimet, AKSHI tender për përmirësimin e sistemit

Platforma që menaxhon dëmshpërblimet e ish-të përndjekurve do të përmirësohet për të garantuar disa procese që sot nuk arrijnë të kryhen online.

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit njoftoi këtë procedurë me një fond limit 330 mijë euro duke përcaktuar në dokumentet që shoqërojnë atë rezultatet që duhet të arrihen.

 

Sipas specifikimeve “qëllimi i këtij projekti është përmirësimi i Sistemit të Informatizuar të Menaxhimit të Dëmshpërblimit të ish-të Përndjekurve Politik, duke lehtësuar proceset e punës të institucionit, garantuar vazhdimësi dhe siguri në aspektet e ruajtjes së dokumentacionit, shqyrtimit ligjor të dosjeve, saktësinë e aprovimit të pagesave”.

 

Rezultatet që duhet të arrihen nga kontraktori

 

“Duke qenë se aktualisht sistemi e-dëmshpërblimet shfaq problematika mbi të cilat nuk mund të vijohen procese të caktuara të punëve të përditshme në mënyrë dixhitale, Operatori Ekonomik duhet të bëjë përmirësime dhe optimizime të sistemit bazuar sipas specifikimeve teknike të listuara në kapitullin 13, por edhe të tjera të cilat mund të dalin gjatë fazës së analizimit apo përmirësimit të sistemit.

 

Rezultatet që do të duhet të arrihen nga Operatori Ekonomik përmblidhen:

 

1.Përmirësimi i Sistemit të Informatizuar të Menaxhimit të Dëmshpërblimit të ish të Përndjekurve Politik duke zgjidhur problematikat aktuale funksionale të sistemit.

2.Implementimi i FQDN (Fully Qualified Domain Name) për sistemin, në mënyrë që përdoruesit të aksesojnë sistemin duke përdorur domain name. Mund të jetë një domain i ri ose një subdomain në rast se ky i fundit disponohet nga autoriteti përfitues.

3.Implementimi i certifikatës SSL në mënyrë që sistemi të aksesohet duke përdorur protokollin HTTPS.

4.Implementimi i Single Sign On (SSO) nëpërmjet ENTRA ID, një zgjidhje e implementuar në infrastrukturën e AKSHI-t. Përdoruesit e sistemit duhet të tërhiqen nga Active Directory eGov dhe roli përkatës duhet të përcaktohet në sistem. Metoda/Platforma e përzgjedhur për përmirësimin e sistemit duhet të mbështesë implementimin e ENTRA ID SSO. Implementimi i SSO nëpërmjet ENTRA ID do të rrisë sigurinë e sistemit pasi gjatë logimit të përdoruesve, do të përdoret Multi Factor Authentication.

5.Kalimi i sistemit në infrastrukturën virtuale të Datacenterit Qeveritar.

6.Migrimi i të dhënave historike të sistemit.

7.Trajnimi i përdoruesve.

8.Mirëmbajtja e Sistemit të Informatizuar të Menaxhimit të Dëmshpërblimit të ish të Përndjekurve Politik.” /Monitor(https://monitor.al/platforma-e-demshperblimet-akshi-tender-per-permiresimin-e-sistemit/)


Më të lexuarat