Mirëmbajtja e sistemit financiar shqiptar, 1.7 milionë euro për dy vjet
Mirëmbajtja e Sistemit të Menaxhimit Financiar Shqiptar (AFMIS) do t’i kushtojë buxhetit të shtetit 1.7 milionë euro për dy vitet e ardhshme.
Kontrata për këtë qëllim pritet të zhvillohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), në emër të Ministrisë së Financave, institucion përgjegjës për funksionimin e sistemit.
Qëllimi i kontratës
Sipas dokumenteve zyrtare, sistemi AFMIS është një zgjidhje e integruar dhe homogjene, që synon maksimizimin e efikasitetit dhe transparencës në proceset e planifikimit, ekzekutimit dhe raportimit të buxhetit. Objektivi kryesor i kontratës është sigurimi i vazhdimësisë së punës në nivelin 99.95%, për të gjithë komponentët e sistemit.
Komponentët e përfshirë në mirëmbajtje
1. Komponentët softuerikë të sistemit AFMIS, që përfshijnë modulet kryesore:
-AFMIS Web Portal (Portali i Arkivës Elektronike)
-Medium-Term Budget Planning (MTBP)
-Public Investment Management (PIM)
-Budget Project Portfolio Monitoring (BPPM)
-Integrimi i AFMIS me SIFQ
-Ndërfaqet me sisteme të tjera: SIFQ, IPSIS, APP, EAMIS, HRMIS
2. Infrastruktura mbështetëse, e cila përfshin:
Servera fizikë dhe virtualë,
Storage,
Pajisje rrjeti në site primar dhe sekondar
Shërbime mbështetëse si virtualizim dhe clusterizim
Shërbime shtesë: Konsulencë teknike
Operatori ekonomik që do të përzgjidhet duhet të ofrojë edhe shërbime konsulence për autoritetin kontraktor, për të garantuar një menaxhim të saktë dhe të përditësuar të të gjithë komponentëve të sistemit financiar. /Monitor(https://monitor.al/mirembajtja-e-sistemit-financiar-shqiptar-1-7-milione-euro-per-dy-vjet/)