Secondary Adv

Qeveria miraton vendimin, hapet pika e kalimit kufitar në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës

Qeveria ka miratuar hapjen e pikës së kalimit kufitar në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës.

Këshilli i Ministrave ka miratuar hapjen e pikës së kalimit kufitar në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës, duke i hapur rrugë nisjes së qarkullimit ndërkombëtar të pasagjerëve përmes këtij aeroporti të ri.

 

Sipas vendimit, pika kufitare do të shërbejë për qarkullimin ndërkufitar ajror të shtetasve, ndërsa për zbatimin e tij janë ngarkuar disa ministri: Ministria e Brendshme, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financave dhe Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

 

Vendimi i plotë:

 

V E N D I M PËR HAPJEN E PIKËS SË KALIMIT KUFITAR NË AEROPORTIN NDËRKOMBËTAR TË VLORËS

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 8, të    ligjit nr.71/2016, “Për kontrollin kufitar”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave V E N D O S I:

 

1. Hapjen e pikës së kalimit kufitar në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës për qarkullimin ndërkufitar ajror të shtetasve.

 

2. Ngarkohen Ministria e Brendshme, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financave dhe Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural për zbatimin e këtij vendimi.

 

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”. /Shqiptarja


Më të lexuarat