Secondary Adv

Krijohet Akademia e Pushtetit Vendor për trajnimin e stafit bashkiak, në krye Arbjan Mazniku

Këshilli i Ministrave, në vendimet e marra ditën e sotme, ka vendosur Ministrin e Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, në krye të bashkive vendase.

Qeveria shqiptare ka miratuar krijimin e Akademisë së Pushtetit Vendor, një institucion i ri trajnues që do të përfshijë të gjithë punonjësit e bashkive — nga kryetari deri te punonjësi më i thjeshtë. Qëllimi i akademisë është rritja e kapaciteteve profesionale dhe përmirësimi i shërbimeve publike për komunitetet në të gjithë vendin.

 

Strukturë e Re Bashkëpunimi mes Qeverisë dhe Bashkive

Akademia do të drejtohet nga një komitet i përbashkët i përbërë nga përfaqësues të bashkive dhe të qeverisë, përmes Ministrit të Pushtetit Vendor. Ministri Arbjan Mazniku është autorizuar nga qeveria për të negociuar dhe nënshkruar marrëveshjen me të gjitha bashkitë.

 

Marrëveshja do të përcaktojë emërimet e reja të drejtuesve të njësive administrative, pas dorëheqjeve masive që pasuan ultimatumet e Kryeministrit Edi Rama për ristrukturimin e administratës vendore.

 

Organizatë Jofitimprurëse për Zhvillimin Profesional

Sipas vendimit të qeverisë, Mazniku do të drejtojë një organizatë jofitimprurëse të krijuar në bashkëpunim mes Ministrisë së Pushtetit Vendor dhe bashkive. Kjo organizatë do të ketë si objektiv:

 

"Zhvillimin dhe kualifikimin profesional të qëndrueshëm të të zgjedhurve vendorë, nëpunësve civilë dhe punonjësve të tjerë në njësitë e vetëqeverisjes vendore, me qëllim përmirësimin e performancës dhe përmbushjen e funksioneve dhe sfidave që lidhen me integrimin në Bashkimin Evropian."

 

Kontribut i Përbashkët Financiar për Akademinë

Të gjitha bashkitë e vendit do të kontribuojnë financiarisht për mbarëvajtjen e Akademisë së Pushtetit Vendor. Kostoja do të ndahet në mënyrë të barabartë:

- 50% do të mbulohet nga qeveria,

- 50% nga vetë bashkitë.

 

Këto fonde do të përdoren për trajnime të vazhdueshme të stafit administrativ, në funksion të përmirësimit të shërbimeve për qytetarët dhe forcimit të kapaciteteve institucionale. /Euronews


Më të lexuarat