Rriten eksportet në gjashtëmujorin e parë 2025, ndërsa importet shënojnë rënie
Eksportet rriten me 2,1 për qind në 6-mujorin e parë 2025, importet shënojnë rënie.
Në qershor 2025, eksportet shqiptare të mallrave arritën vlerën 35 miliardë lekë, duke shënuar një rritje prej 1,9% krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2024, dhe një rritje më të lehtë prej 0,6% në krahasim me majin 2025.
Nga ana tjetër, importet e mallrave në qershor ranë në 77 miliardë lekë, duke u ulur me 0,2% në krahasim me qershorin e vitit të kaluar dhe me 1,5% krahasuar me muajin paraardhës. Si rezultat, deficiti tregtar i muajit qershor ishte 41 miliardë lekë, me një ulje vjetore prej 2,0% dhe mujore prej 3,2%.
Bilanci i tregtisë për gjashtëmujorin e parë të vitit
Në gjashtëmujorin e parë të vitit 2025, eksportet totale të mallrave arritën në 203 miliardë lekë, duke u rritur me 2,1% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024. Ndërkohë, importet u ulën me 2,0%, duke arritur vlerën 431 miliardë lekë. Si rrjedhojë, deficiti tregtar për këtë periudhë zbriti në 228 miliardë lekë, me një ulje vjetore prej 5,4%.
Kontributi i grupeve të mallrave në ndryshimet e eksporteve
Muaji Qershor 2025
Në rritjen prej 1,9% të eksporteve në muajin qershor, kontribuan pozitivisht grupet:
“Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike”: +9,7 pikë përqindje
“Ushqime, pije dhe duhan”: +3,1 pikë përqindje
Ndërkohë, ndikim negativ pati grupi:
“Materiale ndërtimi dhe metale”: -6,2 pikë përqindje
Gjashtëmujori i parë 2025
Në rritjen vjetore prej 2,1% të eksporteve për gjashtëmujorin kontribuan pozitivisht:
“Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike”: +8,6 pikë përqindje
“Ushqime, pije dhe duhan”: +1,2 pikë përqindje
Grupet me ndikim negativ ishin:
“Materiale ndërtimi dhe metale”: -6,1 pikë përqindje
“Produkte kimike dhe plastike”: -0,6 pikë përqindje
Ndryshimet në importe dhe faktorët ndikues
Muaji Qershor 2025
Në uljen mujore prej 0,2% të importeve ndikuan negativisht grupet:
“Materiale ndërtimi dhe metale”: -1,9 pikë përqindje
“Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike”: -0,6 pikë përqindje
Ndërsa ndikim pozitiv dhanë:
“Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi”: +2,6 pikë përqindje
“Ushqime, pije dhe duhan”: +0,7 pikë përqindje
Gjashtëmujori i parë 2025
Në uljen vjetore prej 2,0% të importeve ndikuan negativisht:
“Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi”: -1,8 pikë përqindje
“Materiale ndërtimi dhe metale”: -1,0 pikë përqindje
Ndërkohë, kontribut pozitiv dhanë:
“Ushqime, pije dhe duhan”: +0,5 pikë përqindje
“Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike”: +0,4 pikë përqindje
“Produkte kimike dhe plastike”: +0,2 pikë përqindje /Ekofin