Secondary Adv

35 për qind më shumë eksporte bujqësore në qershor, perimet në serra, kontribut në rritjen e sasisë

Eksportet bujqësore gjatë muajit qershor 2025 arritën në 81,778 ton duke shënuar një rritje prej 35% krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2024. 

Ministrja e bujqësisë Anila Denaj thotë se ky rezultat konfirmon ecurinë pozitive të sektorit bujqësor dhe rritjen e prezencës së produkteve shqiptare Made in Albania në tregjet elitare ndërkombëtare, duke na afruar gjithnjë e më shumë me objektivin ambicioz prej 1 miliardë euro eksporte bujqësore brenda kësaj dekade.

 

Sot janë 2164 hektarë serra, ndërkohë që synimi i MBZHR është që deri në vitin 2030, vëllimi i prodhimit të perimeve dhe mbjelljeve të tjera në serra të rritet me 1 mijë hektarë. Shumë fermerë po kthehen në model suksesi falë investimeve të sipërmarrjes bujqësore në mbarë vendin. Përmes Skemës Kombëtare të Investimeve, me 50% grant dhe mbështetjes nga Kredia e Butë të kombinuar me Garancinë Sovrane, çdo fermer mund të përfitojë financim me normë interesi vetëm 2% dhe mbulim kolateral deri në 70%.

 

Bujqësia ka arritur në 572.4 milionë dollarë eksporte deri në fund të vitit 2024, ku kontribut kryesor ka dhënë prodhimi në serra. /Scantv


Më të lexuarat