Secondary Adv

Shqipëria, përfituese nga paketa 87,7 mln euro e BE për investime në energji

Një paketë prej 87,7 milionë eurosh për investime në energjinë e pastër në Shqipëri, Mal të Zi dhe Serbi u miratua nga Bordi Operacional i WBIF (Kuadri i Investimeve të Ballkanit Perëndimor).

Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë bëri të ditur sot se në kuadër të Planit të Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor, këto investime do të ndihmojnë për të forcuar rrjetet e energjisë.

 

Po ashtu, ato do të ndihmojnë për të përmirësuar hidrocentralet ekzistuese, si dhe për të ofruar zgjidhje diellore për ngrohje.

 

Nga ky fond Shqipëria do të përfitojë për investime në sistemin e transmetimit të energjisë elektrike, konkretisht për digjitalizimin e nënstacioneve, për rritjen e kapaciteteve dhe uljen e humbjeve të energjisë.

 

Po ashtu fondet do të përdoren në HEC-in e Fierzës për përmirësimin e pajisjeve dhe sistemeve për sigurimin e funksionimit afatgjatë.

 

Gjithashtu do të investohet edhe në linjën ajrore të transmetimit Rrashbull-Unaza e Tiranës, në kuadër të zgjerimit për plotësimin e kërkesës dhe përmirësimin e sigurisë energjetike.

 

“Pas lajmit të mirë nga Belshi, vjen edhe një tjetër zhvillim pozitiv për rajonin tonë”, thuhet në njoftimin e Delegacionit të BE-së në Tiranë. /ekofin.al


Më të lexuarat