INUK nis aksionin per prishjen e objekteve tek ish Uzina Dinamo
Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar ka shembur një objekt prej 2000 m2 në zonën e njohur si Uzina Dinamo. Shembja ka nisur diten edjeshme me nje objekt rreth 2 mije metra katror. Pavarësisht kundërshtive të tregtareve, këta te fundit janë ndërgjegjësuar per te larguar vullnetarisht pajisjet e tyre.
Nisja e aksionit sinjalizon dhe fillimin e mbylljes së plotë të uzinës Dinamo, teksa tregtarët e shumicës janë larguar tashmë prej kohësh në një vendqëndrim tjetër. Disa nga tregtarët kanë vijuar punën e tyre përbri rrugës së unazës, teksa Policia Bashkia ka ndërhyrë për të lëvizur këta të fundit, madje edhe duke patur konflikte fizike me kundërshtuesit.
Aksioni policor ka nisur që në orët e para të ditës së mërkurë, teksa policia ka bllokuar hyrje daljet në uzinën dinamo dhe ka shoqëruar jashtë godinës tregtarët e pakicës në uzinë. Ndërkohë që tregtarët janë mbledhur përballë shiritave të policisë për të protestuar vendimin, shumë nga ata shprehen se nuk janë lajmëruar nga Policia Bashkiake dhe as nga ajo e rendit.
INUK bën me dije se aksioni i prishjes së objekteve do të vijojë në ditët në vijim, ndërsa tregtarët shprehen se policia nuk i ka lënë të lëvizin as mallin e tyre, pjesëtë të cilave kanë mbetur në treg. INUK shprehet se tregtarët janë lajmëruar prej muajsh, teksa tregtarët dhe pronarët deklarojnë se objekti prishur nga ata ishte në proces .