Secondary Adv

INSTAT: Inflacioni 1.5 per qind, ndikim nga ushqimet dhe pijet joalkoolike

Insitituti i Statistikave publikoi ndryshimin vjetor të indeksit të çmimeve të konsumit për muajin tetor 2016 që u llogarit në 1.5%. Një vit më parë ky ndryshim ishte 2.1 %.


Sipas INSTAT ndikimi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të indeksit të çmimeve të konsumit, ishte:

Rritja vjetore e çmimeve në muajin tetor është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +1,12 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Mallra dhe shërbime të ndryshme” kanë kontribuar me +0,15 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Qira, ujë lëndë djegëse dhe energji” kanë kontribuar me +0,10 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” kanë kontribuar me +0,08 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” kanë kontribuar me +0,04 dhe çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” kanë kontribuar me +0,03 pikë përqindje. Çmimet e grupeve “Komunikimi” dhe “Shërbimi arsimor” kanë kontribuar me nga +0,01 pikë përqindje secili. Çmimet e grupit “Transporti” kanë kontribuar me -0,10 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Shëndeti” kanë kontribuar me -0,02 pikë përqindje.


Ndryshimet vjetore të grupeve kryesore: Krahasuar me muajin Tetor 2015, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 3,1 %, pasuar nga grupi “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 3,0 %, grupi “Pije alkoolike dhe duhan” me 1,6 %, grupet “Argëtim e kulturë” dhe “Veshje dhe këpucë” me nga 1,0 % secili. Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “fruta” u rritën me 10,5 %, pasuar nga nëngrupet “zarzavate përfshirë patatet“me 9,3 %, “sheqer, reçelna e ëmbëlsira” me 5,4 %, “qumësht, djath e vezë” me 4,0 %, “peshk” me 3,6 %, etj. Ndërsa, ulja më emadhe e çmimeve vërehet në grupin “Transport” me 1,5 %, pasuar nga grupi “Shëndeti” me 0,5 %, etj.


Ndryshimi mujor i indeksit është -0,2 %. Krahasuar me muajin Shtator 2016 ulja më e madhe mujore e çmimeve vërehet në grupin “Ushqime dhe pije alkolike” me 0,7 %. Brenda këtij grupi çmimet e nëngrupit ”zarzavate përfshi patatet” u ulën me 5,3 % dhe nëngrupit “fruta” me 2,9 %,etj.


Më të lexuarat