Secondary Adv

Turizmi, më shumë të huaj në qershor por rritja ngadalësohet dukshëm në raport me 2024

Vizitorët e huaj që hynë në territorin shqiptar shënuan një rritje 7 për qind në muajin qershor krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë.

Shifrat zyrtare të Institutit të Statistikave për Lëvizjen e Shtetasve konfirmojnë një ecuri pozitive të sektorët edhe pse rritja është ngadalësuar dukshëm në raport me rritjen që shënoi një vit më parë.

 

Qershori i 2024-ës regjistro një rritje 23 për qind krahasuar me 2023-in ndërkohë që edhe si 6 mujor shifrat janë dukshëm më të ulëta.

 

Kështu të hënat tregojnë se për 6 mujorin e parë të huajt u rritën me 4.8 për qind krahasuar me 6 mujorin e parë të vitit të shkuar. Deri më tani  muaji me rritjen më të mirë për këtë vit ishte janari me 14.4 për qind rritje tek numri i vizitorëve të huaj.

 

Qershori rezulton në një bilanc si muaji  dytë më i mirë.  Sinjalet për një ngadalësim të turizmit i dhanë turoperatorët të cilët ulën pritshmëritë e tyre për një rritje të ngjashme me atë të vitit të kaluar teksa për verën presin që ajo të regjistrojë më pak turistë se vera e kaluar.

 

Në 6 muajt 2024 rritja ishte me 34 për qind krahasuar me 6 mujorin 2023. Kjo tregon se Shqipëria vitin e shkuar që ishte në krye të rrjeteve sociale dhe artikujve promovues edhe pse sërish ka shënuar rritje këtë vit ajo është më modeste duke vënë në pikëpyetje masat që duhet të merren për të përmirësuar problemet që cenojnë sektorin dhe për ta mbajtur këtë rritje në afatgjatë.

 

Shifrat e INSTAT

 

“Gjatë muajit Qershor 2025, rezultojnë të kenë hyrë, në territorin e Republikës së Shqipërisë, 2.062.775 shtetas shqiptarë dhe të huaj. Ky tregues ka pësuar një rritje me 7,6%, krahasuar me Qershor 2024. 1.918.569 shtetas shqiptarë dhe të huaj rezultojnë të kenë dalë nga territori i Republikës së Shqipërisë, duke shënuar një rritje me 7,2%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

 

Hyrjet e shtetasve

 

Në Qershor 2025, numri i shtetasve shqiptarë që kanë hyrë në territorin shqiptar është 733.571, duke pësuar një rritje me 8,5%, krahasuar me Qershor 2024. Numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 1.329.204. Ky numër është rritur me 7,1%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024

 

Daljet e shtetasve Në muajin Qershor 2025, 710,963 shtetas shqiptarë numërohen të kenë dalë nga territori i Shqipërisë, duke shënuar rritje me 10,7%, krahasuar me Qershor 2024.

 

Daljet e shtetasve të huaj nga territori i Shqipërisë gjatë muajit Qershor 2025, janë 1.207.606. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ky tregues është rritur me 5,3% Në Qershor 2025, 94% e hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri janë nga rajoni i Europës. Europa Jugore zë 70% të hyrjeve të shtetasve të huaj nga kontinenti Europian, ndjekur nga Europa Perëndimore dhe Evropa Qëndrore / Lindore me nga 11%” thuhet në njoftimin e INSTAT. /Monitor(https://monitor.al/turizmi-me-shume-te-huaj-nce-qershor-por-rritja-ngadalesohet-dukshem-ne-raport-me-2024/)


Më të lexuarat