Secondary Adv

Skema e re: Nga 2026 jo më çek për bebin, Pagesa 5-10 mijë lekë/muaj deri në moshën 5 vjeç

Nga viti i ardhshëm nuk do të ketë më bonus për bebet që do të lindin, por pagesë mujore deri në moshën 5 vjeçare.

Qeveria planifikon që të japë 5 mijë lekë në muaj për fëmijën e parë, 7 mijë lekë për të dytin dhe 10 mijë lekë për të tretin e në vijim.

 

Pas 6 vitesh në fuqi të skemës së bonusit të bebes që dhuron çekun menjëherë pas lindjes në varësi të numrit të fëmijëve, qeveria ka gati skemën e re për shpërblimin e lindshmërisë.

 

Report TV mëson se mbështetja financiare nga 1 janario 2026 nuk do të jetë vetëm një pageë në moment kur fëmija lind, por pagesë mujore nga 0 deri në 5 vjeç, shifra e së cilës rritet nga fëmija i parë te treti e në vijim.

 

Për fëmijën e parë pagesa do të jetë 5 mijë lekë në muaj ose 60 mijë lekë në vit, (300 mijë në 5 vite) nga 40 mijë lekë në total që është çeku aktual. Për fëmijën e dytë skema e re parashikon pagesë 7 mijë lekë në muaj deri në moshën 5 vjeçare ose 84 mijë lekë në vit, nga 80 mijë lekë që është pagesa aktualisht. Ndërsa për fëmijën e tretë pagesa mujore do të jetë 10 mijë lekë, ose 120 mijë lekë në vit ose 600 mijë lekë për 5 vitet e para të bebes. Kurse bonusi sot për beben e tretë është 120 mijë lekë.

 

Ndryshimi i skemës bëhet për të stimuluar rritjen e lindjeve, pasi treguesit demografikë në vend janë në trend negativ. Çdo vit po regjistrohen më pak lindje referuar shifrave zyrtare. Kështu në tremujorin e parë të këtij viti erdhën në jetë 4.662 bebe, nga 5.428 bebe të lindura në të njëjtën periudhë vjet.

 

Nga rënia e lindshmërisë buxheti i shtetit ka kursyer para, pasi në gjashtëmujorin e parë janë shpenzuar 500 milionë lekë për bonusin e bebeve nga 900 milionë lekë në të njëjtën periudhë vjet.

 

Rënia e lindjeve e shoqëruar me emigrim po dëmton ekonominë e vendit, pasi mungon fuqia punëtore dhe nga ana tjetër mosha mesatare e vendit po rritet me ritme të shpejta.

 

SKEMA E RE BONUSIT TË BEBES

                           Është                      Bëhet

Fëmija 1      40 mijë lekë          5,000 lekë/muaj

Fëmija 2      80 mijë lekë          7,000 lekë/muaj

Fëmija 3     120 mijë lekë       10,000 lekë/muaj

 

LINDJET NË SHQIPËRI

Janar-Mars 2024      5.428 bebe

Janar-Mars 2025      4.662 bebe

Diferenca                   -766 bebe

 

SHPENZIME PËR BONUSIN E LINDJEVE

Janar-Qershor 2024         900 mln lekë

Janar-Qershor 2025         500 mln lekë

Diferenca                        -400 mln lekë

/Shqiptarja.com


Më të lexuarat