Secondary Adv

Sot afati i fundit për lirimin e hapësirave pranë akseve kombëtare, më pas ndërhyn IKMT

31 korriku është afati i fundit për bizneset, të cilat duhet të lirojnë vullnetarisht hapësirat pranë akseve kombëtare.

Sot, 31 korriku, është afati i fundit për bizneset, të cilat duhet të lirojnë vullnetarisht hapësirat pranë akseve kombëtare dhe të respektojnë distancën 20 metra nga kanalet e rrugës.

 

Qeveria u kujton këtë afat të gjitha subjekteve private, të cilat e kanë marrë një paralajmërim nga IKMT-ja për të çliruar hapësirat e shkelura të sigurisë rrugore.

 

Pas këtij afati, në 1 gusht, do të nisin gjobat dhe ndërhyrja e IKMT, të cilat sikur rikthekson Kryeministri Edi Rama, do të nisin nga ata që refuzojë të zhvendosen. Masat ndëshkuese do të shkojnë deri në kallëzim penal.

 

Përjashtim do të ketë për bizneset e ndërtuara me leje, për të cilat kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar një riorganizim të hapësirës së tyre. Sipas kryeministrit së shpejti do tu dorëzohet një plan i ARRSh-së, i cili do të parashikojë riorganizimin për bizneset me leje, ku Rama thotë se gardhet kufizuese do ti tërheqin në maksimumin e mundshëm. /Shqiptarja


Më të lexuarat