Secondary Adv

Shqiperia nje nga vendet me prosperitetin me te keq ne Europe

Shqipëria vazhdon të renditet në vend të 74 në Indeksin e Prosperitet 2016, publikuar në fillim të nëntorit nga Instituti i njohur Britanik, Legatum. Raporti thekson se vendi ka mbetur prapa si rrjedhojë e cilësisë së dobët Ekonomike, Shëndetësisë, Mjedisit dhe nën-indekset Arsimit.


Sipas raportit, Shqipëria është përmirësuar paksa gjatë dekadës së fundit në shpërndarjen e saj të prosperitetit, por mbetet një nga vendet me ecuinë më të keqe në Europë, duke u renditur më lart vetëm se Moldavia dhe Ukraina. Cilësia ekonomike pengohet nga nivelet e larta të papunësisë dhe mungesës së investimeve të huaja për shkak të infrastrukturës dhe shqetësimeve rreth korrupsionit të lartë. Megjithatë, përpjekjet për të rritur liberalizimin e mëtejshëm të tregut kanë rezultuar në një mjedis të përmirësuar për bizneset dhe zgjedhjet e fundit kanë pasur një efekt pozitiv në Qeverisje, thotë raporti.


Renditjen më të përkeqësuar Shqipëria e ka në cilësinë e ekonomisë, ku është e 107-a nga 149 vende; kapitalin social e 106 dhe sidomos mjedisin, ku renditet e 121.Në renditjen totale, Kroacia është në vendin e 43, Greqia e 44, Rumania 50, Maqedonia e 53-a, Bullgaria dhe Mali i Zi, përkatësisht e 57 dhe 58, Serbia e 66. Bosnja dhe Kosova nuk janë të përfshira në këtë renditje.Vendi me prosperitet më të lartë është Zelanda e Re, e ndjekur nga Norvegjia, Finlanda, Zvicra dhe Kanadaja.


Më të lexuarat