Projektbuxheti,Ministria e Zhvillimit Urban,rritje me 5.1 here me 2017
Ministria që drejtohet nga Eglantina Gjermani do të jetë “e përkëdhelura” e Buxhetit të Shtetit të vitit të ardhshëm. Ndër dhjetëra institucione qendrore që trajtohen me shpenzime publike, ka që do të marrin më shumë fonde se vjet, por shumë më tepër duhet të kënaqen e më pak fonde.
Por buxheti në dispozicion të Ministrisë së Zhvillimit Urban kalon nga 2.2 miliardë lekë sipas Aktit Normativ të Buxhetit për vitin në vazhdim, në afro 11.66 miliardë lekë. Një rritje kjo, në masën 5.2 herë!
Në rritje Nuk janë shumë institucionet që përfitojnë rritje fondesh vitin e ardhshëm, sipas parashikimit të qeverisë, të shprehur në Projektbuxhetin 2017, mbërritur këto ditë në Kuvend. Pas Zhvillimit Urban, një rritje të konsiderueshme do të ketë buxheti i Ministrisë së Integrimit, rreth 2.1 herë më i madh vitin e ardhshëm. Që duket se lidhet me shtimin e aktivitetit të këtij dikasteri në lidhje me negociatat për anëtarësim në BE.Një tjetër rritje e kuptueshme është edhe ajo për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, që do të ketë një buxhet 7.1 herë më të madh se sivjet për vitin elektoral.
Ministria e Brendshme do të ketë në dispozicion 19.8 miliardë lekë, nga 19.7 miliardë, me rritje 1 miliard lekë për Policinë dhe 30% më shumë fonde për Emergjencat.Ndërkohë, edhe Fondit të Zhvillimit i shtohet buxheti në 8.55 miliardë lekë, nga 5.45 miliardë këtë vit. Ministria e Transportit do të ketë në dispozicion një shumë të barabartë me 228 milionë euro, ku vihet re rritja për sektorin e rrugëve.Rritje të vogla do të kenë ministritë e Energjisë, Kulturës, Mirëqenies Sociale dhe Shëndetësisë, si dhe institucione jashtë Ekzekutivit, si SHISH e Radiotelevizioni Shqiptar.Ndërkohë, Kryeministria i ka shtuar vetes buxhetin, duke kaluar nga afri 3.1 miliardë lekë më 2016, në mbi 3.76 miliardë vitin e ardhshëm. Rritja është në masën 22 për qind.
Në ulje Të gjithë institucionet e tjera rezultojnë në ulje buxheti. Duke filluar nga presidenti, Kuvendi, Ministria e Bujqësisë, ajo e Ekonomisë, e Arsimit, e Financave, etj. Duket e habitshme që sërish Ministria e Mbrojtjes ka përjetuar ulje për 2017-ën, ashtu si dhe një vit më parë, ndonëse në rregulloren e vendeve të NATO-s kërkohet që të kontribuohet me 2% të Prodhimit të Përgjithshëm Bruto në arkën e përbashkët.
Por, sipas një PBB-je të parashikuar për vitin e ardhshëm në masën afro 1.6 trilion lekë, fondet për qëllime mbrojtëse janë as sa 0.8 për qind e prodhimit kombëtar. Këtë vit këto shpenzime janë sa 0.9 e PBB-së.Sa i përket sistemit të drejtësisë, shifrat tregojnë ulje, por për institucionet e tij parashikohet në buxhet një fond special, që do të bëhet aktiv kur të miratohen institucione të reja apo të shtohen njerëz dhe rroga. Kjo shumë ndodhet në rezervat buxhetore.