Secondary Adv

Rritje e pages minimale, KSSH propozon 30-50 per qind sipas profesioneve

Kërkesa vjen nga Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë, e cila pas një studimi të bërë, propozon rritje në masën 30-50 për qind të pagës minimale sipas profesioneve.


Prezantimi i studimit është bërë në një konferencë të posaçme të mbledhur për këtë qëllim me pjesëmarrës të të gjithë aktorëve. Zv.Ministrja e Mirëqenies Sociale, Vjollca Braho në përgjigje të kësaj kërkese, ka theksuar se tashmë ka ardhur koha për rishikimin e pagës minimale.Rritja e pagës minimale prek mijëra punonjës kryesisht në industritë e prodhimit apo përpunimit, ndërsa jep efekte pozitive në uljen e varfërisë, duke rritur të ardhurat e për rrjedhojë konsumin.


Më të lexuarat