Secondary Adv

Rritet konsumi, të ardhurat nga Doganat për 7 mujorin arrijnë rekord 1.22 mld euro

Dogana Shqiptare ka publikuar rezultatet e të ardhurave për periudhën Janar-Korrik 2025.

Dogana Shqiptare ka publikuar rezultatet e të ardhurave për periudhën Janar-Korrik 2025 ku të ardhurat ishin rreth 117 miliardë lekë ose rreth 5.6 miliardë lekë (rreth 57 milionë euro) më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

 

Lehtësimi procedurave doganore, rritja e mbikëqyrjes së importit, tranzitit dhe ri eksportit për mallrat e akcizës, shkëmbimi informacionit me partnerët ndërkombëtarë dhe organet ligjzbatuese në vend, janë disa nga faktorët që kanë siguruar performancë në rritje dhe të qëndrueshme të të ardhurave doganore.

 

Burimet zyrtare nga Administrata Doganore konfirmuan për Monitor se ky është niveli më i lartë i të ardhurave në historinë e doganave shqiptare me nje rritje prej 67% më shumë se vitit 2020 dhe nje rritje prej 84% krahasuar me vitin 2013.

 

Kursi këmbimit vijon të ketë efekteve negative të të ardhurave nga doganat për shkak të nënçmimit të euros dhe dollarit amerikan(respektivisht me 3 dhe 4 %), pasi importet deklarohen në valutë të huaj mbi të cilat llogariten dhe detyrimet në doganë për TVSH, akcizën dhe taksat doganore.

 

Performanca pozitive e të ardhurave doganore, bazuar mbi shifrat e publikuara, është mbështetur kryesisht në rritjen e të ardhurave nga produktet e akcizës dhe tatimi mbi vlerën e shtuar në import.

 

Kahasuar me periudhen e njejte të nje viti me pare, taksa doganore ka kontribuar me +271 milionë lekë më shumë mbështetur nga rritja e të ardhurave nga mallrat e konsumit te pergjithshem, konstruksione metalike, Frutat, Ushqimet e pregatitura etj…

 

Të ardhurat nga akciza kanë rritjen më të fortë për 7 mujorin 2025 me një efekt në total +4,1 miliardë lekë më shumë qe ka ardhur pergjithesisht nga rritja e importit te karburantit që ka kontribuar në buxhet me rreth +2,2miliardë lekë ndërkohë që rritja e sasise se konsumuar për 7 mujorin ishte me rreth 50,000 ton.

 

Kontribut në rritjen e të ardhurave kanë dhe cigaret me rritje të sasise se konsumuar me rreth 153 ton, pije alkoolike prodhim vendi dhe birre importi (rritje e sasise +4,740 ton).

 

Tatimi mbi Vlerën e shtuar në Import(TVSH), krahasuar me shtatë-mujorin 2024 ka kontribyuar në buxhet me rreth +1,6 miliardë lekë më shumë, mbështetur kryesisht në rritjen e importeve të energjisë elektrike, konstruksionet metalike, Cigare, Kafe, Druri dhe artikujt e tij.

 

Efekt negativ krahasuar me vitin e kaluar kane dhene autoveturat e perdorura me -860 milionë lekë, nje sektor tregetie qe po njeh renie ne vazhdimesi si ne sasi edhe ne vlere.

 

Edhe Renta ka shënuar rënie krahasuar me 7 Mujorin 2024 kryesisht nga renia prej rreth 26% e cmimit te burses dhe renies me rreth 11% e sasie se eksportit të mineraleve dhe renie me rreth 14% e çmimit te Brend dhe renie me rreth 12% e sasise se eksportit për naftën bruto.

 

/Monitor (https://monitor.al/rritet-konsumi-te-ardhurat-nga-doganat-per-7-mujorin-arrijne-rekordin-1-22-miliarde-euro/)


Më të lexuarat