Secondary Adv

Gjykata e Tiranës merr vendimin për News 24, urdhëron kthimin e pajisjeve të gazetarëve

Gjykata e Tiranës ka marrë një vendim pas ankesës së TV News 24 pas evakuimit nga ndërmarrja shtetërore Kayo të materialeve të televizionit.

Shoqëria KAYO ka publikuar sot përgjigjen për kreun e grupit mediatik Focus, Irfan Hysenbelliun.

 

Sipas institucionit në fjalë, presidenti i News24 dhe disa mediave të tjera ka pranuar ta dorëzojë vullnetarisht ndërtesën, mirëpo kjo nuk ka ndodhur as pas 48 orëve të afatit.

 

Sipas shkresës “Materialet e gjetura brenda ambienteve, pas inventarizimit u dërguan pranë Rezervave të Shtetit, me adresë Rruga Bajram Tusha, pranë ish Gjykatës së Apelit, Shkozet, Durrës”.

 

Administratori duhet të paraqitet personalisht pranë Rezervave të Shtetit si i vetmi person i autorizuar, për të marrë sa më parë sendet e gjetura dhe të inventarizuara në objekt. Kayo sh.a i ka bërë thirrje administratorit që t’i tërheqë të gjithë bazën materiale” – thotë shoqëria.

 

Siç bëhet e ditur në faqen e Gjykatës së Tiranës, gjyqtarja Alma Kodraliu ka marrë vendimin, ku pasi sqaron kontekstin dhe bën vërejtjen e saj shpall vendimin e mëposhtëm:

 

Gjykata, bazuar në nenet 202, 206 të K. Pr. Civile,

 

VENDOSI:

 

1. Pranimin pjesërisht të kërkesës.

 

2. Zyra e Përmbarimit Shtetëror është e detyruar që brenda 24 orësh nga marrja e vendimit të marrë masat që të kryejë identifikimin dhe inventarizimin e sendeve personale të gazetarëve të Shoqërisë “Fokus Media News” ******* dhe t`i lejojë ata brenda këtij afati të marrin në dorëzim sendet, dokumentacionin, akte dhe dokumente elektronike qe ndodhen në kompjuterët e punës apo në ambientet e punës apo që ndodhen në ruajtje në Rezervat e *******.

 

3. Zyra e Përmbarimit Shtetëror është e detyruar që brenda 48 orësh të kryejë identifikimin dhe inventarizimin e sendeve të luajtshme dhe paisjeve të kërkuesit Shoqërisë “Fokus Media News” ******* dhe sipas rastit t`i vendosë në ruajtje apo të lejojë kërkuesit t`i tërheqin.

 

4. Pushimin e gjykimit për kërkesat e tjera.

 

5. Kërkuesit, ose punonjësit e tyre, brenda 15 ditëve janë të detyruar të ngrenë padinë e themelit në lidhje me shpërblimin e dëmit.

 

6. Kundër këtij vendimi mund të paraqitet ankim i veçantë në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, brenda 5 ditëve nga e nesërmja e njoftimit të vendimit të arsyetuar.

 

Tiranë, më 12.08.2025

 

/Shqiptarja


Më të lexuarat