Secondary Adv

Nxitje e industrise perpunuese ne vend, qeveria ul ne 3 per qind renten minerare

Qeveria shqiptare ka vendosur që të ulë rentën minerare për mineralet metalore që përpunohen në vend nga 6% në 3%  si dhe të krijojë lehtësi fiskale për bitumet, që është mjaft i kërkuar në tregjet ndërkombëtare.


Kjo masë që do të gjejë zbatim në Paketën Fiskale të vitit 2017, synon të nxisë industrinë e përpunimit në vend dhe rrjedhimisht vlerën që ajo shton në ekonomi e punësimin.Burime nga ministria e Energjisë bëjnë të ditur se, këto lehtësira synojnë të mbështesin këtë industri nga rreziku i uljes së çmimit të mineraleve në tregjet e huaja.


Ekspertët shprehen se, ky lehtësim është i nevojshëm në një kohë që ky sektor po përballet me vështirësi serioze për shkak të uljes së çmimeve në tregjet ndërkombëtare.Renta minerare ngelet për pjesën e eksportit dhe 3% do të ngelet për pjesën e përpunuesve brenda vendit dhe kjo masë vjen në një formë të përshkallëzuar për prodhimin vendas i cili ka filluar të ndihet dhe të bëhet një faktor në tregun e minerareve të përpunuara.


Eksplorimi, shfrytëzimi dhe përpunimi i mineraleve xeherore përbën një aktivitet të rëndësishëm në ekonominë shqiptare, duke shënuar rritje vit pas viti. Depozitat minerare të Shqipërisë përfshijnë krom, bakër, hekur-nikel, gur gëlqeror, ranor, asfalt dhe bitum natyral, gur gëlqeror dekorativ dhe gur ranor masiv dekorativ. Kjo e fundit kryesisht fokusohet në prodhimin e kromit, bakrit, hekurit, nikelit, bitumit dhe mineraleve inerte që shërbejnë si lëndë e parë në industrinë e ndërtimit.


Sektori minerar përfshin një numër në rritje të kompanive të mesme dhe të vogla dhe vetëm disa kompani të mëdha industriale. Numri i përgjithshëm i licencave minerare është 640 ku 40 prej tyre janë kompani në pronësi të huaj. Sipërfaqja totale e licencuar në sektorin minerar është S = 75,40 km².Kompanitë e mëdha të huaja në industrinë minerare janë kryesisht nga Turqia, Kanadaja, Kina, dhe Italia.


Minerali i kromit
Shqipëria është e njohur për potencialin e saj të lartë të mineralit të kromit. Nga pikëpamja gjeografike janë 36,9 milionë ton rezerva gjeologjike dhe tre rajone kryesore ku gjendet minerali i  kromit:  Rajoni Verilindor – Tropoje, Kukës, Rajoni Qëndror – Masivi Ultrabazik në Bulqizë dhe Lurë, Rajoni Juglindor  Shebenik – Pogradec, Masivi Ultrabazik.


Minerali i bakrit
Nxjerrja e mineralit të bakrit dhe përpunimit të tij në Shqipëri është zhvilluar pjesërisht, për shkak të rezervave të pakta nëpër depozita, përmbajtjes së ulët të bakrit dhe kushteve jo të favorshme të shfrytëzimit.Ky sektor ofron mundësi të mëdha për të investuar, veçanërisht në rajonin e Mirditës, në depozitat e Spaçit dhe të Perlatit dhe në rajonin e Korçës, në depozitat e Rehovës, të cilat zotërojnë së bashku rreth 6 774 173 ton të rezervave totale gjeologjike me 1.79% Cu, ose në përqindje zotërojnë 28% e të rezervave totale gjeologjike.


Mineralet hekur-nikel dhe nikel-silikat
Mineralet hekur-nikel dhe nikel-silikat janë konsideruar si depozitat me rezervat më të mëdha minerare në Shqipëri.Rezervat gjeologjike llogariten në rreth 364 milionë ton dhe depozitat kryesore gjenden në: Rajonin e Librazhdit • Rajonin e Prrenjas – Pogradec, Rajonin e Bilishtit, Rajonin Has – Kukës .


Më të lexuarat