Secondary Adv

Qeveria miraton paketen fiskale pa u konsultuar me biznesin, ja projektligjet

Qeveria ka miratuar paketën fiskale të vitit  2017 por kjo lëvizje ka ardhur e papritur për bizneset, që nuk janë konsultuar më parë për ndryshimet fiskale, ndryshe nga sa ishte premtuar nga Ministri i Financave në muajt e parë të këtij viti.

 

Burime nga Dhoma e Tregtisë Tiranë dhe Dhoma Amerikane pohuan se ata as janë njohur zyrtarisht me ndryshimet dhe as janë konsultuar me to, madje kanë arritur të sigurojnë paketën vetëm në mënyrë informale.“Mungesa e konsultimit me grupet e interesit është një problem që ne vazhdojmë ta kemi. Për më tepër kur flasim për paketën fiskale, për të cilën jemi njohur sporadikisht nëpërmjet medias”, pohojnë burimet zyrartare nga Dhoma e Tregtisë së Tiranës.Lorenc Gjoni, drejtori i Dhomës Amerikane thotë se ata janë konsultuar vetëm për ndryshimet në ligjin e procedurave tatimore, për të cilin bashkëpunimi ka qenë i kënaqshëm, por jo për paketën e fundvitit.

 

Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave në datën 11 nëntor janë miratuar disa projektligje, si ai për disa ndryshime në ligjin për taksat kombëtare, për akcizat, për nivelin e nivelit të taksave doganore, për tatimin mbi të ardhurat.Projektligjet sapo janë marrë në dorë nga bizneset dhe pasi t’i shqyrtojnë ata do të japin mendimin për to.


Më të lexuarat