Shqipëria, e para në Europë për energjinë e rinovueshme me 99.3 për qind 21-08-2025
Shqipëria dhe Norvegjia kryesojnë me gati 100% prodhim të energjisë elektrike nga burime të rinovueshme, ndërsa mesatarja e BE-së është 42%.
Shqipëria renditet në vendin e parë në Europë për prodhimin e energjisë elektrike nga burimet e rinovueshme.
Sipas të dhënave të Agjencisë për Media dhe Informim, vendi ynë siguron 99,3% të energjisë nga burime të qëndrueshme, duke lënë pas edhe Norvegjinë, e cila renditet e dyta me 99,1%.
Të dy vendet kryesojnë me pothuajse 100% prodhim energjie të gjelbër, në një kohë kur mesatarja e Bashkimit Europian është vetëm 42%.
Pas Shqipërisë dhe Norvegjisë, në listë vijojnë:
- Danimarka me 88,6%,
- Luksemburgu me 87,4%,
- Portugalia me 78,6%.
Ky rezultat e vendos Shqipërinë në një pozitë të favorshme, në një periudhë kur siguria dhe menaxhimi i burimeve energjetike janë ndër sfidat më të mëdha për kontinentin europian dhe një nga prioritetet kryesore të vetë Bashkimit Europian. /Shqiptarja
Më të lexuarat
Kosova nuk përfiton nga paketa 171 milionë euro e BE, paralajmërohen humbje të tjera Kosova mbetet jashtë paketës së fundit financiare të Bashkimit Europian për Ballkanin Perëndimor për shkak të mosplotësimit të kushteve ligjore.
Kosova nuk ka përfituar asnjë cent nga mbështetja prej 171 milionë eurosh që
Ngadalësohet rritja e trafikut ajror në 2025, 11.6 mln pasagjerë në Rinas, dobët dhe porti i Durrësi Trafiku ajror shënoi rekord pasagjerësh në 2025, por me ritme më të ulëta rritjeje, ndërsa portet, sidomos Durrësi, patën performancë më të dobët.
Në vitin 2025, nga dhe drejt Aeroportit Ndërkombëtar të Rinasit
Ibrahimaj: Marrëveshje për punonjës të huaj për plotësimin e mungesave në treg Mungesa e fuqisë punëtore dhe nevoja për kualifikim profesional mbeten ndër sfidat kryesore të tregut të punës, ndërsa qeveria parashikon marrëveshje me vende të treta për plotësimin e boshllëqeve.
Ministrja e Ekonomisë dhe
Shqipëria mbetet me pagën minimale më të ulët në Europë edhe pas rritjes Pavarësisht rritjes në 50 mijë lekë nga janari, paga minimale në Shqipëri vijon të jetë më e ulëta në rajon dhe në Europë, ndërsa diferenca thellohet ndjeshëm kur matet me fuqinë reale blerëse.
Pavarësisht
Transportuesit nga Serbia dhe Bosnja vazhdojnë bllokadat në pikat kufitare për të pestën ditë Bllokadat në kufijtë me Bashkimin Europian vijojnë për të pestën ditë, duke krijuar vonesa dhe dëme ekonomike për rajonin.
Transportuesit nga Serbia dhe Bosnje-Hercegovina po vazhdojnë bllokadat në pikat kufitare me Bashkimin Europian
Takimi me fermerët, Rama: Më shumë fonde nga BE, 250 mln euro nga buxheti për bujqësinë Qeveria synon që për Skemën Kombëtare 2026 bujqësia të mbështetet jo vetëm nga buxheti i shtetit, por edhe nga fondet e Bashkimit Europian dhe instrumente të tjera financiare.
Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministri i Bujqësisë
Pas tre ditësh bllokade, transportuesit në Malin e Zi dhe Maqedoni i japin fund protestës Bllokimi i pikave kufitare për mallra drejt BE-së përfundon pas marrëveshjeve me qeveritë respektive.
Shoqata e Transportuesve të Malit të Zi njoftoi të enjten se ka vendosur t’i japë fund bllokimit të pikave kufitare për qarkullimin e
Trump i vendos dy kushte Iranit për të shmangur veprimet ushtarake Presidenti amerikan paralajmëron Teheranin mes rritjes së pranisë ushtarake të SHBA-ve në Gjirin Persik.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se i ka përcjellë Iranit dy kushte kryesore për të shmangur veprimet ushtarake amerikane
Shpallen dy projektet fituese për Shtëpinë e re të Fëmijëve dhe Korpusin e Inspektorateve Juria vendosi që dy objektet publike të zhvillohen nga ekipe të ndryshme arkitekturore.
Juria ndërkombëtare ka shpallur projektet fituese për Shtëpinë e re të Fëmijëve dhe Korpusin e Inspektorateve, duke marrë një vendim të
Energjia elektrike mund të shtrenjtohet sërish në Kosovë, kërkohet rritje 21.4 për qind KESCO ka dorëzuar në ZRRE kërkesën për rritjen e tarifave të energjisë elektrike për vitin 2026.
Energjia elektrike në Kosovë mund të shtrenjtohet sërish, pasi kompania furnizuese ka kërkuar rritje të çmimit për