Secondary Adv

Bursat online, shqiptaret humbasin parate ne platforma te palicensuara

Qytetarët shqiptarët gjithmonë e më shumë po bien pre e mashtrimeve financiare në tentativë për të shtuar të ardhurat.

 

Kohët e fundit një nga bursat online  që operonte në Shqipëri dhe në Kosovë ka mbyllur aktivitetin duke marrë me vete edhe paratë e atyre që besuan se do të fitonin pa u lodhur.Kompania njihej me emrin Easy Invest, ishte e regjistruar në kryeqytet por nuk ka qenë e liçensuar.

Kjo vërtetohet pasi kompania  në fjalë nuk është e listuar si subjekt financiar  në Bankën e  Shqipërisë. Kompania ka shpallur falimentin në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit duke kaluar në pezullim statusin e saj, ndërsa nuk ka njoftuar asnjë nga personat që kanë investuar paratë në të.

Mësohet se dy vitet e fundit platform të tilla po shtohen në masë në Shqipëri të ndikuara këto edhe nga ulja e interesit të depozitave në banka.Por shqetësues mbetet fakti se kontrolli ndaj tyre mbetet mjaft i dobët nga institucionet shtetërore.

Duke ofruar produkte mjaft joshëse te qytetarët, platformat e investimeve on-line po përfitojnë nga shqiptarët nisur edhe nga kultura e dobët për njohjen e produkteve financiare.


Më të lexuarat