Secondary Adv

Rritet numri i të huajve me leje qëndrimi në Shqipëri gjatë vitit 2024

Të dhënat e publikuara nga Instituti i Statistikave tregojnë një panoramë të përbërjes demografike, kontinentale dhe arsyet e qëndrimit të të huajve në territorin shqiptar për vitin 2024. 

INSTAT bën me dije se në fund të vitit 2024, numri i të huajve me leje qëndrimi në Shqipëri arriti në 21.940, duke shënuar një rritje prej 2,2 %, krahasuar me vitin 2023.

 

Popullsia e huaj me leje qëndrimi në vend dominohet nga meshkujt, të cilët përbëjnë 61,9 %, ndërsa femrat përbëjnë 38,1 % të totalit. Grupmosha më e përfaqësuar ndër të huajt është ajo 30–39 vjeç, me 24,6 % të të huajve gjithsej. 

 

Numri i aplikimeve për leje qëndrimi në Shqipëri gjatë vitit 2024 ka pësuar një rritje prej 6,0 %, krahasuar me vitin paraardhës. Shtetasit nga Italia dhe India përbëjnë një përqindje të konsiderueshme të aplikimeve, me 28,8 % të totalit.

 

Në ndarjen sipas kontinenteve, Evropa zë pjesën më të madhe me 65,5 % të totalit, që përkthehet në 14.367 persona me leje qëndrimi. Megjithatë, ky kontingjent ka shënuar një rënie prej 5,6 % krahasuar me vitin 2023. 

 

Ndërkohë, Azia ka shënuar një rritje të ndjeshme prej 20,1 %, duke regjistruar 4.545 persona, ndërsa Amerika, Afrika dhe Oqeania së bashku kanë pësuar një rritje prej 23,4 %, duke arritur në 3.028 persona me leje qëndrimi.

 

Shtetasit me origjinë nga Kosova, Italia dhe Turqia përbëjnë pjesën më të madhe të të huajve me leje qëndrimi në Shqipëri.

 

Të huajt me origjinë nga Kosova: 4.592 banorë, rritje prej 23,7 % krahasuar me 2023.

 

Të huajt me origjinë nga Italia: 3.763 banorë, rritje prej 11,5 % krahasuar me 2023.

 

Sipas të dhënave të INSTAT, punësimi është arsyeja kryesore për marrjen e lejes së qëndrimit në Shqipëri, me një përqindje prej 54,3 %. Pasojnë: bashkimi familjar me 24,5 %, arsye të tjera me 16,3 %, studimi me 4,0 %, qëllime humanitare me 0,9 % Në vitin 2024, autoritetet shqiptare identifikuan 1.540 të huaj të parregullt në territorin e Shqipërisë, një rënie e konsiderueshme krahasuar me 6.630 persona të identifikuar në vitin 2023. /ekofin.al


Më të lexuarat