Secondary Adv

Rënia e euros tkurr borxhin publik në 6 mujorin e parë të 2025

Rënia e vlerës së euros dhe dollarit në tregun valutor shqiptar, ka ndikuar pozitivisht në tkurrjen e borxhit publik.

Raporti i fundit i Ministrisë së Financave tregon se borxhi publik në fund të muajit qershor ka zbritur në 54.02% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, nga 54.21% në fund të vitit të kaluar.

 

Në vlerë borxhi rezultoi 14.1 miliardë euro, nga 14.2 miliardë euro që ishte në mars të po këtij viti.

 

Borxhi i jashtëm ka zbritur nga 6.5 miliardë euro në fund të marsit në 6.2 miliardë euro në qershor. Kurse borxhi i brendshëm është rritur nga 7.7 miliardë euro në 7.8 miliardë euro.

 

Zhvlerësimi i valutave dhe kryesisht i euros e ka bërë më të lirë borxhin e huaj, për shkak se këstet e shlyerjes së tij kanë qenë më të ulta. Por, ndikim në reduktimin e borxhit të jashtëm ka dhënë edhe shlyerja e huave të kaluara, me eurobondin e marrë në nisje të vitit.

 

Borxhi publik i Shqipërisë është i përqendruar kryesisht për mbështetje buxhetore, për sektorin e transportit, energjisë elektrike dhe për ujësjellës kanalizime. /Euronews


Më të lexuarat