Secondary Adv

Rekord i ri në Aeroportin e Prishtinës, mbi 500 mijë pasagjerë brenda një muaji

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka shënuar një arritje historike duke kaluar për herë të parë shifrën prej 500 mijë pasagjerësh brenda vetëm një muaji.

Ky është numri më i lartë i regjistruar ndonjëherë në këtë aeroport dhe konsiderohet një nga sukseset më të mëdha të tij që prej themelimit.

 

“Për herë të parë, Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ‘Adem Jashari’ ka mirëpritur mbi gjysmë milioni pasagjerë brenda një muaji. Ky është një moment i madh për aeroportin tonë dhe provë e besimit tuaj në shërbimet tona. Faleminderit secilit prej jush që na zgjidhni çdo ditë”, thuhet në reagimin e aeroportit.

 

Aeroporti tashmë është kthyer në një nyje të rëndësishme të udhëtimeve ajrore në rajon, duke e forcuar pozitën e tij si një prej porteve kryesore të hyrjes dhe daljes nga Kosova.

 

Në vitet e fundit, Aeroporti i Prishtinës ka investuar në zgjerimin e kapaciteteve infrastrukturore, rritjen e cilësisë së shërbimeve dhe modernizimin e proceseve operative, gjë që ka ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e numrit të pasagjerëve.

 

Në njoftimin zyrtar të aeroportit, është theksuar mirënjohja për besimin që udhëtarët kanë treguar në shërbimet e tij. /Monitor(https://monitor.al/rekord-i-ri-ne-aeroportin-e-prishtines-mbi-500-mije-pasagjere-brenda-nje-muaji/)


Më të lexuarat