Secondary Adv

Qeveria, gati planin 4 vjecar te transportit

Transporti në Shqipëri do të mund të funksionojë në bazë të një plani katër vjeçar, deri në 2020-ën të cilën tashmë e ka miratuar. Bashkë me planin sektorial, qeveria ka miratuar edhe masat konkrete që do të zbatohen nga të gjitha ministrisë e linjës.


Ky plan është hartuar në bashkëpunim me ekspertët e transportit të Bashkimit Europian. Ai do të përcaktojë rrugën që do të duhet të ndiqet, por edhe sesi do të përmirësohet ndërlidhja dhe funksionimi me sistemet europiane të transportit.Parashikohet që të ndërmerren rreth 40 plane prioritare që do të duhet të zbatohen për një periudhë katër vjeçare. Një nga objektivat kryesore të kësaj strategjie do të jetë optimizimi i “Rrjetit gjithëpërfshirës kombëtar”, ku bëjnë pjesë segmentet kryesore të transportit. Gjithashtu do të synohet integrimi i sistemit tonë të transportit, me rrjetin rajonal dhe atë europian.


Strategjia ka marrë parasysh zgjidhjen e sfidave, duke filluar me bazën ligjore përkatëse, duke vazhduar me një lidhje organike dhe një reflektim të kërkesës së sotme dhe të ardhshme përsa i takon zhvillimit ekonomik, si një sektor jo vetëm që gjeneron vlerë, por i shërben kësaj ekonomie për të realizuar rritjen dhe zhvillimin e saj”.


Përmes kësaj strategjie do të synohet integrimi i transportit, jo vetëm në aspektin fizik, por edhe me masat e buta, për të liberalizuar tregun. Në rajonin e Ballkanit Perëndimor, përfshi këtu edhe Shqipërinë, kostot e kalimeve kufitare janë pesë herë më të mëdha se në Bashkimin Europian. Në këto kushte parashikohet ngritja e një sistemi “one stop shop” në kufi, që lejon kalimin e kufirit vetëm me një ndalesë.Për Shqipërinë, objektivi afatshkurtër është të sigurojë zbatimin e marrëveshjes ndërkufitare me Malin e Zi, si pjesë e projektit të autostradës Adriatiko-Joniane, ndërsa ai afatmesëm (2020) lidhet me rritjen e efikasitetit të marrëveshjeve të tjera ndërkufitare.


Më të lexuarat