Secondary Adv

Frenohet rritja e kostove në ndërtim në 3-mujorin e dytë, vetëm 1.1 për qind

Kostot në sektorin e ndërtimit kanë frenuar ritmet e rritjes në  tremujorin e dytë të vitit 2025.

Sipas të dhënave të INSTAT ndryshimi vjetor i Indeksit të Kushtimit në Ndërtim në prill-qershor është 1,1 %, një vit më parë ky ndryshim ishte 2,5 %.

 

Sipas të dhënave zyrtare rritja e kostove po udhëhiqet nga shpenzimet për paga, teksa ka rënie për materialet që duhen në procesin e ndërtimit.

 

Krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Shpenzime për paga” me 6,2 %, pasuar nga grupet “Kosto të tjera” me 2,3 %, “Shpenzime makinerie” me 2,2 %, “Shpenzime transporti” me 1,4 %, etj.

 

Nga ana tjetër grupi “Shpenzime materiale” shënoi ulje me 0,7 %. Brenda grupit “Shpenzime materiale”, indeksi i nëngrupit “Materiale elektrike dhe komunikimi” shënoi uljen më të lartë prej 1,8 %, pasuar nga grupet “Materiale ndërtimi” me 0,6 % dhe “Materiale hidro-sanitare dhe ventilimi” me 0,4 %.

 

Në prill -qershor indeksi i Kushtimit në Ndërtim shënoi rritje me 0,4 %, krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2025. Rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Shpenzime për paga” me 1,6 %, pasuar nga grupet “Shpenzime makinerie” dhe “Shpenzime transporti” përkatësisht me 0,5 % secili dhe “Kosto të tjera” me 0,3 %.

 

Nga ana tjetër, grupi “Shpenzime materiale” ka shënuar ulje me 0,1 %. Brenda këtij grupi, ulje patën nëngrupet “Materiale ndërtimi” dhe “Materiale elektrike dhe komunikimi” përkatësisht me 0,1 % secili. Ndërsa, nëngrupi “Materiale hidro-sanitare dhe ventilimi” shënoi rritje me 0,3 %.

 

Për indeksin e Kushtimit në Ndërtim çmimet për materialet e ndërtimit mblidhen nga 237 distributorë dhe shitës me shumicë të materialeve të ndërtimit. Ndërsa, të dhënat për shpenzimet për pagat, makineritë dhe transportin merren nga 97 ndërmarrje të mëdha ndërtimi të përqendruara kryesisht në rrethin e Tiranës. Zgjedhja e ndërmarrjeve është bërë në bazë të volumit të ndërtimit që ato realizojnë gjatë një periudhe një vjeçare.

 

/Monitor (https://monitor.al/frenohet-rritje-e-kostove-ne-ndertim-ne-3-mujorin-e-dyte-vetem-11/)


Më të lexuarat